KreuCelebrity

Fansat i kthehen kundër Jennifer Lawrence-it: Aktorja largoi qenin e saj pasi i kafshoi fëmijën!

Fansat i kthehen kundër Jennifer Lawrence-it: Aktorja largoi qenin e saj


Jennifer Lawrence është përballur me reagime negative nga disa fansa pasi rrëfeu se kishte larguar qenin e saj, i cili i kishte kafshuar njërin nga fëmijët e saj të vegjël. Fituesja e Oscar-it tregoi se djali i saj ishte kafshuar nga chihuahua-ja e saj dhe tha se kjo e bëri të “donte të zhdukte çdo qen”. Megjithatë, aktorja 35-vjeçare sqaroi se qeni tani jeton në mënyrë të sigurt me prindërit e vet.
Komentet në rrjetet sociale shpërthyen pas një videoje të publikuar nga E! News në Instagram. Disa përdorues e kritikuan ashpër Lawrence-in. Një person shkroi:
“Nuk e braktis qenin vetëm sepse ke fëmijë. Mëson fëmijët të respektojnë kafshën. Tani vërtet nuk më pëlqen ajo.” Një tjetër komentoi: “Kjo është shumë zhgënjyese.” Ndërsa një fans shtoi: “Kjo është një deklaratë e tmerrshme.”

Të tjerë u shprehën edhe më ashpër, duke thënë se ajo nuk duhet të ketë më kurrë kafshë shtëpiake dhe se po vendos një shembull të keq për njerëzit që e admirojnë.
Megjithatë, pati edhe shumë njerëz që e mbrojtën aktoren. Një prej tyre theksoi:
“Njerëz, ajo e sistemoi qenin tek PRINDËRIT e saj. Të gjithë janë në një ambient më të sigurt dhe më të lumtur, përfshirë edhe fëmijët e saj.” Një tjetër, që u prezantua si trajner profesionist qensh dhe themelues i një strehe jofitimprurëse për kafshë, shkroi se njerëzit shpesh gjykojnë pa e ditur situatën reale dhe se siguria e fëmijëve duhet të jetë gjithmonë prioritet.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje, Laërence u pyet nëse ishte më shumë person i qenve apo i maceve. Ajo u përgjigj se pas ardhjes në jetë të fëmijëve të saj, qentë i duken shumë më të frikshëm dhe se tani i sheh si kërcënim. Jennifer Laërence është nënë e djalit Cy, tre vjeç, dhe një djali tjetër të lindur në fillim të vitit 2025, të cilët i ka me bashkëshortin e saj Cooke Maroney. Ajo sqaroi se qeni i saj, Princess Pippi Longstocking, nuk e pëlqente jetën në New York dhe tani jeton rehat me prindërit e saj. Ndërkohë, ajo ende mban maçokun e saj, Fred.