Cameron Diaz dukej jashtëzakonisht rinore teksa bëri një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq në WWD Style Awards 2026 të premten në Los Anxhelos. Aktorja 53-vjeçare iu bashkua edhe yjeve të tjerë në këtë event plot shkëlqim, si Hailey Bieber dhe Demi Moore. Eventi u mbajt për të “nderuar forcat krijuese që përcaktojnë stilin e tapetit të kuq në modë, bukuri dhe aksesorë”, sipas mediave atje.
Diaz tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fustan të zi që i binte poshtë kyçeve dhe një xhaketë të zezë që e kishte hedhur mbi supe. Ajo kishte veshur gjithashtu një palë këpucë të zeza me majë të mbyllur dhe mbante në dorë një çantë të zezë, në përputhje me pamjen njëngjyrëshe.
Flokët e saj biondë ishin ndarë anash dhe binin në onde të lehta, duke i prekur majat e shpatullave.
Ajo që ra në sy megjithatë, sidomos nga fotot e shkrepura nga afër të fytyrës së saj, tregoi se aktorja po vazhdon t`i qëndrojë me bindje pohimeve se nuk do t`i nënshtrohet ndërhyrjeve estetike. Rrudhat e saj dukej sikur ia shtonin edhe më shumë fytyrës natyrale, e sërish, mjaft të bukur të yllit hollivudian, që prej disa kohësh është tërhequr nga aktrimi.
