Një grup adoleshëntësh, që u panë duke qëndruar në majën e një qiellgërvsihëse mbi një zonë të mbushur me njerëz në Gold Coast në Australi, janë kritikuar ashpër për aktin “idiot”. Tetë djemtë, që besohet se janë në fillim të adoleshencës, u panë të premten pasdite në çatinë e hotelit Oaks Gold Coast.
Në fotot tronditëse, të realizuara nga një qytetar që po darkonte në restorantin në katin e 26-të të Croëne Plaza, djemtë shihen në pozicione të ndryshme. Pesë anëtarë të grupit shihen ulur në buzë të çatisë, ndërsa dy djem qëndrojnë në mënyrë të rrezikshme mbi shkronjat “A” dhe “K”.
Djemtë që qëndronin mbi tabelë po shikonin poshtë në telefonat e tyre celularë, veprim që u përshkrua nga postuesi si “budallallëk në veprim”. Veprimi i tyre që të fut drithërimat, u dënua shpejt nga australianët, e shumë prej komentusve pyesnin sesi janë lejuar djemtë të kishin qasje në çati.
“Oaks duhet të shpjegojë si arritën deri aty dhe pse hyrja në çati nuk ishte e siguruar,” shkroi një banor, ndërsa një tjetër pyeti: “Përshëndetje, Siguria, cfarë bëni, mirë jeni?”
Të tjerë shprehën tmerrin e tyre nga fotot, me një person që shkroi:
“O Zot, po më vjen ajo ndjesia e çuditshme që kam në stomak kur jam në një lartësi të konsiderueshme, vetëm duke e parë këto foto.”
