Gjatë puntatës së djeshme të emisionit “Fan Club”, ish-banorja e Big Brother, Olta Sheta ndezi diskutime kur deklaroi se Brikena, një nga konkurrentet më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother, kishte pasur një lidhje me ish-konkurrentin e programit, Atdheun. Kjo deklaratë shkaktoi menjëherë reagime dhe kuriozitet mes të pranishmëve në studio, duke bërë që tema të fokusohej tek marrëdhënia e dyshuar mes tyre.
Pas transmetimit të deklaratës, Atdheu reagoi përmes një lidhjeje telefonike në emision, duke mohuar kategorikisht çdo lidhje dashurie me Brikenën. Ai e përshkroi ish-konkurrenten si një vajzë të sinqertë dhe të pastër, duke e mbrojtur nga thashethemet që mund të përhapen në rrjetet sociale.
“Është një vajzë e çiltër, e pastër, nuk është intrigante. Jam duke bërë tifo për të dhe nuk dua që të gozhdohet në rrjet, prandaj desha të reagoj dhe të sqaroj që nuk ka pasur asgjë mes nesh,” u shpreh Atdheu, duke treguar mbështetjen e tij për Brikenën dhe duke vendosur një kufi ndaj spekulimeve publike.
View this post on Instagram
