KreuCelebrity

"Ka disa gjëra që nuk mund t’i toleroj,” Edi thyen heshtjen pas eleminimit nga Big Brother!

"Ka disa gjëra që nuk mund t’i toleroj,” Edi thyen

Përmes një postimi në InstaStory, Edi Kuçi ka reaguar hapur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, duke pranuar se që nga dita e parë nuk është ndier i respektuar. Ai thekson se loja, presioni psikologjik dhe izolimi, në shumë momente, kanë kaluar kufijtë e normales.

Kuçi pranon se ka pasur debate dhe momente tensioni, por thekson se sa herë ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje. “Kur gaboj, e pranoj dhe kërkoj ndjesë, por ka gjëra që nuk mund t’i toleroj,” shkruan ai.

Në reagimin e tij, ai kritikon hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk pranon aktrim apo lojë për sy e faqe. Sipas tij, respekti është vlera bazë dhe çdo sjellje që cenon dinjitetin e tij është e papranueshme.

“Ju respektoj aq shumë juve jashtë, sa nuk pranoj të aktroj për ju. Kjo është forma më e lartë e respektit,” shprehet Kuçi. Ai shton se gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë ndër banorët më të votuar, çka e bën largimin e tij një surprizë jo vetëm për veten, por edhe për publikun.

“Kjo më dhemb më shumë, sepse e ndiej si një padrejtësi ndaj gjithë rrugëtimit tim dhe besimit që më keni dhënë,” thekson ai.

"Ka disa gjëra që nuk mund t’i toleroj,” Edi thyen

Postimi i Kuçit shihet si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj spekulimeve dhe situatave të komentuara gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, duke treguar vendosmërinë e tij për të qenë i sinqertë dhe transparent me publikun.