Aktori turk Can Yaman, i njohur për roliet e tij në serialet turke dhe së fundmi i famshëm në Itali për serialin “Sandokan”, u përfshi më 10 janar në një operacion të madh policor në Stamboll, që synonte trafikimin dhe përdorimin e lëndëve narkotike mes personazheve të famshëm dhe gazetarëve. Operacioni përfshiu kontrolle në nëntë klube nate dhe në Bebek Hotel, pronë e producentit Muzaffer Yildirim, i cili qëndron në burg që nga 5 janari për organizimin e festave private ku përdorej drogë.
Lajmi për arrestimin e tij u shpërnda menjeherë në mediat turke dhe ato italiane.
Gjatë ndërhyrjes, policia arrestoi disa shpërndarës droge dhe menaxherët e klubeve, si dhe një grup të famshëm të industrisë së argëtimit, përfshirë aktoren Selen Gorguzel, ish-moderatoren Nilufer Batur Tokgoz, Ayse Saglam, Ceren Alper, Dogukan Gungor, influenceri Burak Altindag dhe modelja Ceyda Ersoy. Sipas mediave turke, Can Yaman nuk ishte në shënjestër të hetimeve dhe u lirua pas disa orësh, pasi analizat toksikologjike rezultuan negative.
Pas lajmeve që qarkulluan, Yaman reagoi nga Roma, ku ndodhet për angazhime profesionale, duke iu drejtuar mediave italiane:
"I dashur shtyp italian, shtypi turk ka qenë gjithmonë i keq me mua, por kjo nuk është asgjë e re! Por jo ju! Ju lutem mos bëni të njëjtin gabim duke kopjuar lajmet që vijnë nga Bosfori. A mendoni vërtet se po bredh nëpër klube me drogë gjatë një kohe kur policia po kryen hetime të gjera dhe po arreston shumë njerëz të famshëm? Nëse kjo do të ishte sadopak e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha kaq shpejt në Itali. Ju dua të gjithëve", shkruan aktori në Instagram.
View this post on Instagram
Reagimi i tij vjen në një periudhë kur autoritetet turke kanë intensifikuar kontrollet dhe arrestimet ndaj figurave të njohura të industrisë së argëtimit, por Can Yaman thekson se për të nuk ka pasur asnjë bazë ligjore për hetim.
