KreuCelebrity

Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ndëshkohet banori!

 

Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie.

Vetëm pak më parë një zarf i zi nga Vëllai i madh ka hyrë në shtëpi për Keijsin, pasi banori ka thyer rregullat. Keijsi në mënyrë të vazhdueshme nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese.

Ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe duke iu mbyllur dhomën e gjumit deri në një afat të pacaktuar.