
“Big Brother VIP” është një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie.
Ditën e djeshme në BBV Fan Club, teksa diskutonin polemikat e javës, ka pasur nujë debat të ashpër mes Zhaklin Lekatarit dhe Arjan Konomit në lidhje me raportin e Mirit dhe Selin. Zhaklin e ka quajtur Mirin “sugar daddy”, ku Arjani e ka kundërshtuar duke i thënë se sugar është një “baba” që të mban me lekë. Gjithashtu, ai shtoi se Miri e shikon Selin si vajzën e tij.
Zhaklin Lekatari: Miri është një “sugar daddy”.
Arjan Konomi: Babi sugar është “babai” që të mban me lekë.
Zhaklin Lekatari: Këtë marrëdhënie që e ka me Selin, e ka me Lornën, e ka me Lore, e ka me një grup vajzash.
Arjani Konomi: Unë e shikoj që e ka si vajzën e tij.
Zhaklin Lekatari: Po mundohesh të krijosh një çift pa qenë fare çift.
Arjani Konomi: Jam dakord me ju që nuk është zhigolo.
Zhaklin Lekatari: Nuk është zhigolo as ngacmues, por është një “sugar daddy”, një baba i sheqertë, por në kuptimin e parë të fjalës sugar. Baba i ëmbël, babaxhan që i qëndron vajzave afër dhe i ndihmon vajzat, që u jep strategji edhe u jep vajzave lojë.
Arjani Konomi: Jo, nuk është kjo “sugar daddy”, më vjen keq që nuk e di, “sugar daddy” është një që të mban me lekë, si ka shumë në Shqipëri.
-
Zarf i Zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ndëshkohet banori!
12 Janar, 15:39 -


