KreuCelebrity

E quajti "pervers"/ Bashkëshortja e Mirit, gati t'i kundërpërgjigjej babait të Selin?!

E quajti "pervers"/ Bashkëshortja e Mirit, gati t'i

Landi Hysa, miku i ngushtë i Mirit, ka folur së fundmi për rrugëtimin e këngëtarit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke ndarë jo vetëm përjetimet e tij brenda lojës, por edhe reagimet e familjes jashtë saj. Në një intervistë për emisionin “Breaking” në Top News, Hysa u ndal te presioni emocional që ka shoqëruar këtë eksperiencë.

Ai komentoi deklaratat e bëra nga babai i Selin, të cilat, sipas tij, kanë shkaktuar shqetësim te bashkëshortja e Mirit. Hysa theksoi se reagimi i saj ishte i kuptueshëm, por shtoi se një kundërpërgjigje publike do të sillte vetëm tension dhe përshkallëzim të situatës.

“Ka pasur një reagim që ka sjellë shqetësim, por një kundër-reagim nuk do t’i bënte mirë askujt. ‘Big Brother VIP’ është si rakia: kush nuk e mban dot, nuk duhet t’i futet. Është i fortë, por ne po e përballojmë, njësoj si familja e Mirit,” u shpreh Hysa.

Ai bëri me dije se reagimi i parë ka ardhur nga bashkëshortja e Mirit, të cilën e ka këshilluar të tregojë përmbajtje. Sipas tij, situata u qetësua brenda 24 orëve dhe çdo reagim i mëtejshëm do ta kishte zmadhuar konfliktin.

“Nuk e kam ndaluar, vetëm e kam këshilluar. Nëse do të kishte pasur një tjetër kundër-reagim, gjithçka do të përshkallëzohej,” shtoi ai.

Në fund, Hysa theksoi se familja e Mirit po përpiqet ta përballojë gjithë situatën me maturi dhe qetësi, duke shmangur përplasjet publike, ndërsa Mirin e përshkroi si të përgatitur për presionin dhe sfidat që sjell një format si “Big Brother VIP”.