KreuCelebrity

Një tjetër sukses, këngëtarja me famë botërore vishet nga Valdrin Sahiti në Golden Globes 2026!

Mbrëmjen e së dielës në The Beverly Hilton, yjet më të mëdhenj të Hollywood-it shfaqën elegancën e tyre në tapetin e kuq për edicionin e 83-të të Golden Globes. Ngjarja shënoi një festë të vërtetë të kinemasë dhe modës, ku prezantuesit dhe nominuesit u përqendruan tek ngjyrat e ndezura dhe format dramatike 

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti është zgjedhur shpesh herë nga emra me famë botërore, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger, për t'i besuar look-un e tyre në evente shumë të rëndësishme.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e nohur Rei Amit është veshur me një fustan të krijuar nga Valdrini. Stilisti e ka publikuar video të Rei Amit në llogarinë e tij në Instagram. Krenar që emri i tij ishte ndër emrat e stilistëve më të famshëm që kishin veshur mbrëmë një nga personazhet.