Gjatë një bisede mbi dashurinë, opinionistja Monika Kryemadhi u pyet nga moderatori Ledion Liço nëse beson ende në këtë ndjenjë. Në përgjigjen e saj, Kryemadhi u shpreh se dashurinë e ka përjetuar dhe e ka shijuar plotësisht, duke theksuar se ajo nuk humbet, pavarësisht asaj që ndodh mes dy personave.
“Unë e kam shijuar dashurinë time në maksimum. Dashuria nuk është vetëm fjalë, por edhe sjellje. Çfarëdo që ndodh mes dy njerëzve, dashuria mbetet brenda dhe nuk harrohet,” u shpreh ajo.
Sipas Kryemadhit, edhe përpjekjet e të tjerëve për ta prishur një lidhje mund të ndikojnë vetëm në pamjen e jashtme, por jo në ndjenjat e vërteta. “Mund ta prishin nga jashtë, por brenda zemrës nuk e prishin dot,” përfundoi ajo.

