Nebahat Çehre, e njohur për bukurinë e saj që sfidon vitet dhe për rolet ikonike në kinematografinë dhe televizionin turk, këtë herë nuk është në qendër të vëmendjes për pamjen e saj, por për një frikë të thellë personale.
E njohur nga publiku për rolet e saj në seriale si Aşk-ı Memnu (Dashuri e Ndaluar) dhe Muhteşem Yüzyıl (Sulejmani i Madhërishëm), aktorja 81-vjeçare rrëfeu në një program televiziv se nuk ka mundur të kapërcejë një frikë të madhe: vdekjen. “Kam frikë nga vdekja. Nuk e di pse, por nuk mund ta kapërcej këtë frikë. As nuk mund të vizitoj varrezat,” tha ajo.
Pavarësisht kësaj frike, Nebahat Çehre ka menduar për të ardhmen dhe ka përgatitur testamentin e saj rreth 10 vjet më parë, duke siguruar që të mos lërë askënd në vështirësi pas largimit të saj.
Udhëtimi i saj artistik, i cili ka nisur prej gjysmë shekulli dhe rolet që kanë lënë gjurmë në zemrat e shikuesve, e bëjnë Çehre një nga figurat më të respektuara dhe të dashura të kinemasë turke. Por siç vetë aktorja tregon, edhe yjet më të shkëlqyer kanë frikë dhe kujtime që i mbajnë të lidhur me jetën dhe humbjet e saj.
