KreuCelebrity

Ish-et e Ben Affleck/ Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner, larg njëra-tjetrës në Golden Globe!

Ish-et e Ben Affleck/ Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner, larg


Jennifer Lopez, 56 vjeç, dhe Jennifer Garner, 53 vjeç, ishin të dyja në ceremoninë e 83-të të ndarjes së çmimeve Golden Globe në Beverly Hilton. Të dyja dukeshin fantastike me fustane të ngushta, ndërsa shërbyen si prezantuese për shfaqjen vjetore, e cila pa One Battle After Another të fitonte bindshëm. Por në asnjë moment, nuk u fotografuan së bashku.

Mes tyre, ekziston një lloj lidhje pasi të dyja kanë qenë të martuara me Ben Affleck: Garner nga viti 2005 deri në vitin 2018 dhe Lopez nga viti 2022 deri në vitin 2025. Fëmijët e tyre shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Lopez ka binjakët Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony dhe Garner ka Violet, Seraphina dhe Samuel me Affleck.

Ish-et e Ben Affleck/ Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner, larg

Daily Mail ka mësuar, megjithatë, se nuk ka 'asnjë dramë' dhe se ato janë të qeta me njëra-tjetrën, nuk kanë probleme. 'Ato nuk duan të bëjnë bujë duke pozuar së bashku në një shfaqje çmimesh, kjo do të ishte e sikletshme.' Ata nuk duan të bëjnë bujë sepse do të ishte e vështirë për fëmijët, tha burimi.