KreuCelebrity

"Bia i bëri magji Albës?", banorët e tmerruar nga rituali me kukullën Labubu!

Situatat së fundmi në shtëpinë e "BBV Kosova" kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Hyrja e Limit si banor i shtëpisë ka trazuar përsëri ujërat, kjo pasi ai ka pasur një lidhje me Albën para disa muajsh dhe me Bia para disa vitesh. Megjithatë vëmendja e tij është përqëndruar në dy banore të tjera, Benita dhe Dolce. Inati, xhelozia dhe urrejtja e vajzave po shfaqet akoma dhe më shumë.

Një video ka qarkulluar në rrjete sociale, ku Bia mbante në dorë një kukull Labubu me emrin e Albës dhe i ngulte pa ndaluar gjilpërën në kokë. Një veprim, i cili i përngjan ritualeve që besohet se i përkasin magjisë së zezë.

Ky moment është diskutuar mbrëmjen e djeshme në prime dhe Bia është shprehur se ishte në formën e shakasë, ndërsa banorët e tjerë kanë mbetur të habitur dhe të trembur.