Lim Hoti është banori më i ri i “Big Brother VIP Kosova 4”, i cili u bë pjesë e formatit mbrëmjen e së premtes.
Gjatë qëndrimit në lavanderi, ai ndau me banorët një moment emocional, duke treguar se ka humbur një mik shumë të afërt, pa ia përmendur emrin. Megjithatë, nga fjalët e tij u kuptua se bëhej fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi.
“E kam humbur një shok dhe ai është… ju të gjithë e njihni. Por nuk po ua them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh Lim, dukshëm i prekur.
Ai shtoi se e ka të vështirë të flasë për këtë humbje: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”.
Banorët tentuan të merrnin më shumë informacion, por Lim nuk u lejua të vazhdonte më tej. Pak çaste më pas, Vëllai i Madh i tërhoqi vëmendjen, duke i kujtuar se nuk kishte të drejtë të fliste për këtë temë.
Momentit emocional i Limit solli ndjeshmëri në shtëpi, por u ndërpre për shkak të rregullave të formatit.

