
Trekëndëshat e dashurisë duket se janë qëlimi kryesor i produksioneve të BBV Albania por edhe Kosova. Shumë banorë të rinj në pak ditë, shumë emocione, ndjenja dashurie dhe xhelozie.
Ndonëse këto trekëndësha ekzistojnë, duket se janë të krijuara mbi bazën e manipulimeve dhe abuzimeve psiqike dhe jo mbi ndjenja të vërteta nga të treja palët.
Në lidhje me situatën e Stelinës, Keijsit dhe Inës, ish-banorja e "BBV2", Dea Mishel ka reaguar në rrjete sociale dhe ka theksuar se tradhëtia është e pafalshme dhe se nëse do të ishte në të njëjtën situatë, fillimisht do e “falte” dhe më pas do e linte…pra me pak fjalë Dea do e shërbente hakmarrjen në një pjatë të ftohtë.
“Mendim shumë i mbrapshtë që duhet ta mbaja për vete:
Nese mua do me tradhtonin publikisht... mbase gieja me e zgjuar do ishte te tregohesh grua me karakter dhe ta lesh. Po e ben, shume te thjeshte.
Une jetoj me inat. Une do ia falja. Do e mbaja. Do e beja ta besonte vertet qe e fala dhe e dua. Ai do ishte i mahnitur dhe pak fajtor, po nuk do e shprehte. Meshkujt i kap nje moment budalliku kur mendojne se ia hodhen nje situate pa u denuar sic e mendonin, me besoni. Sepse ata e dine gjithmone demin qe kane bere, thjesht shpresojne qe do te te mashtrojne. Keshtu i surprizuar, ai jetonte si femije i vogel moment pas momenti. Aty, me justifikimin se jam e lenduar, do e beja te thoshte qe ajo vajza me te cilen me tradhtoi ishte nje njeri i pavlere (per te mos permendur ofendime). Ta thoshte me ze te larte, ta degionin te gjithe. Ose tia thoshte asaj.
Sapo ta degjoja kete do e lija. Do i rreshtoja gjithe arsyet pse ai eshte mashkulli me i shpifur ne bote dhe do e lija, po qe ta lija vetem fare. Qe mos kishte shans as te kthehej te tjetra. Te rrinin te dy si deshtake ne llumin e tyre.
Te kishin turp te shikoheshin ne sy. Dhe kjo ishte keshilla ime hiper toksike per sot.”

