KreuCelebrity

Ndodhi edhe puthja! Limi dhe Dolce çifti më i ri i "BBV Kosova"?

Situatat së fundmi në shtëpinë e "BBV Kosova" kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Hyrja e Limit si banor i shtëpisë ka trazuar përsëri ujërat, kjo pasi ai ka pasur një lidhje me Albën para disa muajsh dhe me Bia para disa vitesh. Megjithatë vëmendja e tij është përqëndruar në dy banore të tjera, Benita dhe Dolce. Inati, xhelozia dhe urrejtja e vajzave po shfaqet akoma dhe më shumë.

Mbrëmjen e djeshme pas prime-t, Limi dhe Dolce kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë. Prej ditësh ata kanë pasur afrimitet fizik me njëri-tjetrin dhe tani pas puthjes, ndoshta do ta vazhdojnë romancën e tyre.