
Pas suksesit global të Labubu-s, bota e modës dhe rrjetet sociale kanë tashmë një obsesion të ri: Mirumi. I ardhur nga Japonia, ky aksesor i pazakontë po cilësohet si trendi më i fortë i vitit 2026, duke kombinuar estetikën cute, teknologjinë dhe lidhjen emocionale. Në Europë/SHBA çmimi i zakonshëm i një Mirumi pritet të jetë afërsisht 100–150 $

Mirumi nuk është thjesht një lodër apo një aksesor mode. Ai është një mini-robot i butë, interaktiv, i dizajnuar për t’u vendosur në çanta, rroba apo çelësa. Mirumi reagon ndaj prekjes, zërit dhe lëvizjes: kthen kokën, afrohet, “fshihet” ose sillet në mënyra që i japin ndjesinë e një krijese të gjallë.

Ngjyrat pastel, materiali i butë dhe lëvizjet e kujdesshme e bëjnë atë të përshtatshëm si për stilin e përditshëm, ashtu edhe për koleksionistët e trendeve unike.


