Hollywood-i e nisi me elegancë sezonin e çmimeve, ashtu siç u pa në ceremoninë e Critics Choice Awards, e mbajtur të dielën në Barker Hangar të Santa Monica Airport. Nga këndvështrimi i modës, eventi u karakterizua nga një qasje e thjeshtë dhe moderne, ku dominuan veshjet minimaliste, pa shumë pompozitet apo shkëlqim të tepruar.
Yjet e tapetit të zi zgjodhën fustane të hijshme dhe kostume mbrëmjeje me frymë bashkëkohore, duke reflektuar rikthimin e shpejtë nga pushimet e fundvitit dhe një estetikë të lehtë, por të kuruar me stil.
Edicioni i këtij viti, i prezantuar nga Chelsea Handler, mblodhi gjithashtu emra të njohur si Teyana Taylor, Jessica Biel dhe Meghann Fahy, të cilat u shfaqën me silueta klasike, kostume moderne, prerje të guximshme me çarje të larta dhe kombinime elegante që theksuan individualitetin dhe trendet më aktuale të modës në tapetin e zi.
Në fund, stili më i spikatur i mbrëmjes së së dielës u karakterizua nga eleganca e thjeshtë dhe natyrshmëria, duke lënë njëkohësisht hapësirë për më shumë luks, madhështi dhe formalitet me avancimin e sezonit të çmimeve. Një qasje që publiku pritet ta shohë edhe në Golden Globe Awards, që do të zhvillohen pas shtatë ditësh, të dielën më 11 janar.
Disa nga veshjet më të mira të këtij edicioni.

Chase Infiniti in Louis Vuitton
Ylli i filmit “The One Battle After Another” kombinoi me sukses komoditetin me modernitetin, duke u shfaqur me një veshje dy pjesëshe të personalizuar nga Louis Vuitton. Pamja përbëhej nga një bluzë pa mëngë, me qafë të lartë dhe drapime të punuara me detaje të ndërlikuara, si dhe një fund mbrëmjeje me prerje të zgjeruar, të dyja në nuancë të verdhë crepe georgette. Aktorja e kompletoi paraqitjen e saj me bizhuteri luksoze nga Messika, duke i shtuar pamjes një prekje glamuroze.

E nominuara për “Wicked: For Good”, Ariana Grande, solli në tapetin e zi një glamur të frymëzuar nga personazhi i Glindës, duke veshur një fustan rozë prej sateni të personalizuar nga Alberta Ferretti, me shpatulla të zbuluara. Pamja u plotësua nga një pelerinë e gjatë deri në tokë të bardhë të qëndisur, e dekoruar me florale argjendi, që i dhanë veshjes një ndjesi magjike dhe përrallore.

E destinuar të jetë një nga yjet më të vëzhguara në tapetet e kuqe gjatë gjithë sezonit të çmimeve 2026, Teyana Taylor nga “One Battle After Another” dha një deklaratë të fortë stili që në paraqitjen e saj të parë. Veshja e saj kokë e këmbë, e frymëzuar nga menswear-i, ishte firmosur nga Saint Laurent by Anthony Vaccarello dhe përfshinte një xhaketë leshi dopiopetë, të zbukuruar me pupla, pantallona leshi në harmoni, një këmishë prej pambuku poplin dhe një kravatë. Pamja u kompletua me doreza lëkure dhe çizme lëkure mbi gju, ndërsa aksesorët vathë diamantë dhe një unazë Sixteen Stone nga Tiffany & Co. i shtuan elegancë dhe luks të rafinuar.

Justine Lupe in Prada
Ngjyra e zezë dominoi tapetin e Critics Choice Awards, por jo për yllin e “Nobody Wants This”, Justine Lupe, e cila u dallua në mënyrë të bveçantë me një fustan chiffon në nuancë jeshile të çelët (pale teal) nga Prada. Veshja ishte e theksuar me detaje lidhëse të zbukuruara me kristale, duke i dhënë pamjes një prekje delikate shkëlqimi. Lupe e kompletoi paraqitjen e saj me bizhuteri nga Boucheron.

Michael B. Jordan in Louis Vuitton
Në mes të një sërë xhaketave të zeza, ylli i “Sinners”, Michael B. Jordan, doli në pah me një deklaratë stili të fuqishme. Ai vesh një kostum në ngjyrë bordo, i përshtatur perfekt, i shoqëruar me këmishë dhe kravatë me nuanca të koordinuara, ndërsa pamjen e kompletoi me çizma nga Christian Louboutin, duke e bërë këtë një nga paraqitjet më elegante të mbrëmjes.

Chase Sui Wonders by Miu Miu
Elegante, moderne dhe me një nuancë të guximshme të kuqe, Chase Sui Wonders nga “The Studio” pa dyshim kuptoi frymën e mbrëmjes. Fustani i saj i kuq nga Miu Miu transmetonte thjeshtësi me stil, me detajet e vetme një bordurë të hollë prej sateni të kuq dhe një hark të vogël në pjesën e pasme të qafës. Elegancën e saj e plotësuan këpucët platformë të zeza dhe çanta sateni, gjithashtu nga Miu Miu, si dhe bizhuteritë e Tiffany & Co., përfshirë vathët “Bird on a Rock” me diamante të verdha dhe të bardha, që i dhanë një shkëlqim të rafinuar tërësisë së look-ut.

Mia Goth in Dior
Ylli i “Frankenstein” tërësisht elegante në një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve prej mëndafshi të bardhë nga Dior. Me një dizajn jashtëzakonisht të thjeshtë, detaji i vetëm i fustanit ishin rrudhat mbi shpatulla, që e vendoste fokusin plotësisht te shpatullat e saj mahnitëse. Pamjen e kompletoi me bizhuteri elegante, gjithashtu nga Dior, duke ruajtur një estetikë delikate dhe të rafinuar.

Elle Fanning in Ralph Lauren
E nominuara për “Sentimental Value”, Elle Fanning rrëmbeu vëmendjen në tapetin e kuq me një fustan nga arkivat e Ralph Lauren Collection në ngjyrë të artë me një prerje fine, të kombinuar me valë të buta të flokëve, që i dhanë një pamje të rafinuar dhe glamuroze.

Tyler James Williams in Emporio Armani
Një vështrim më i afërt tek kostumi i yllit të “Abbott Elementary” tregoi se nuk ishte një xhaketë e zezë e thjeshtë, por një tuxedo në nuancë të thellë blu natë. I dizajnuar nga Emporio Armani, xhaketa ishte prej sateni dhe e kombinuar me një këmishë mbrëmjeje dhe kravatë gjithashtu në blu, duke krijuar një pamje të plotë dhe elegante. Williams e kompletoi look-un me çizme oxford të zeza nga Christian Louboutin dhe një unazë me diamant dhe spinel nga Simone Jewels, shtëpi bizhuterish me bazë në Singapor.
