KreuFashion

Trendet e modës për vitin 2026: Ngjyra të forta, luks i zhurmshëm dhe rikthimi i klasikes

Nëse një nga synimet tuaja për Vitin e Ri është të lini pas të njëjtat tre veshje që i rrotulloni vazhdimisht, moda e vitit 2026 ka shumë për të ofruar. Falë kalendarit të modës, shtëpitë më të mëdha të industrisë kanë zbuluar tashmë se çfarë do të veshim sezonin pranverë/verë.

Sfilatat në Londër, Paris, Milano dhe New York sollën gjashtë trende kryesore që pritet të dominojnë garderobat vitin e ardhshëm

Ngjyra të forta dhe të guximshme
Harrojini pastelët e butë pasarelat u pushtuan nga ngjyrat e forta si e verdha, e kuqja dhe jeshilja. Marka si Loewe, Dior dhe Fendi sollën kombinime dramatike ngjyrash, ndërsa stilistja belge Meryll Rogge spikati me blu elektrike.

Luks i zhurmshëm (Loud Luxury)
Pas dominimit të “quiet luxury” në 2025, moda po anon drejt maksimalizmit. Fustane voluminoze, materiale luksoze dhe bizhuteri masive ishin në qendër të vëmendjes. Saint Laurent prezantoi lëkurë të zezë nga koka te këmbët, Missoni riktheu printet ikonike, ndërsa Balenciaga dhe Chanel eksperimentuan me pupla dramatike.

Xhufka dhe frëngji
Çantat me xhufka dhe fundet me frëngji po rikthehen fuqishëm. Dizajnerë si Aje, Balmain, Elie Saab dhe Louis Vuitton sollën veshje të zbukuruara dhe të guximshme, duke reflektuar një nevojë për ekspresivitet në kohë pasigurie ekonomike.

Tekstura dhe shtresa
Rrudha, frilla dhe shtresa të shumta ishin të pranishme në shumë sfilata. Chloe, Moschino, Zimmermann dhe Isabel Marant sollën veshje me detaje të theksuara dhe kombinime të papritura që i japin çdo look-u një identitet unik.

Rikthimi i palltos trench
Trench coat mbetet një klasik i përjetshëm. Në 2026 vjen me rifreskime moderne nga astare me ngjyra të forta te prerje më të ngushta dhe detaje të guximshme, siç u pa te Celine, Saint Laurent dhe Givenchy.

Uniforma e punës me stil
Moda korporate u ridimensionua me frymëzim nga vitet ’80. Stella McCartney dhe Bottega Veneta risollën kostumin e grave, ndërsa Thom Browne surprizoi me dizajne kreative, përfshirë funde të krijuara nga kravatat.

Viti 2026 premton të jetë një vit i guximshëm për modën me ngjyra të forta, luks ekspresiv dhe një përzierje mes klasikes dhe modernes.

Burimi: BBC NEWS