KreuFashion

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025? Trendi luksoz që po pushton pasarelat dhe rrugët

Ngjyra çokollatë kafe është shndërruar në një nga trendet më të spikatura të modës për këtë dimër, duke u cilësuar nga stilistët si neutrali më i pasur dhe elegant i sezonit. E ngrohtë, e thellë dhe jashtëzakonisht e lehtë për t’u kombinuar, kjo nuancë po fiton terren në garderobat dimërore falë aftësisë së saj për t’u përshtatur me çdo teksturë nga kadifeja te sateni dhe lëkura.

Prania e saj u vu re fuqishëm në pasarelat ndërkombëtare. Tory Burch prezantoi pantallona sportive në ngjyrë çokollatë të punuara me fleece japonez me dy shtresa,

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?

Brandon Maxwell surprizoi me kombinime të plota prej lëkure kafe të errët,

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?

ndërsa Prada ndezi dëshirën për elegancë komode me këmisha pizhame në nuanca kakaoje.

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?
Edhe shtëpi të tjera mode si Gucci, Burberry, Stella McCartney dhe Carven e vendosën këtë ngjyrë në qendër të koleksioneve të tyre.

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?

Pse të gjithë po vishen me këtë ngjyrë dimrin 2025?

Ekspertët e stilit sugjerojnë se çokollata kafe është ideale për eksperimente mode, si kombinimi i teksturave të ndryshme, veshjet monokromatike apo ndërthurja me motive si vija dhe kuadrate. Qoftë në formën e një fustani të butë prej leshi, një xhakete suede, pantallonash korduroji apo një fustani sateni për mbrëmje festive, kjo ngjyrë ofron një ekuilibër perfekt mes rehatisë dhe luksit.

Nga veshjet casual të fundjavës, te daljet elegante në mbrëmje apo kombinimet festive, çokollata kafe po konfirmohet si zgjedhja kryesore e dimrit. Një gjë është e sigurt: këtë sezon, kafeja nuk është thjesht një ngjyrë është një deklaratë stili.