Shtëpia franceze e luksit Hermès vazhdon të ngrejë standardet e artizanatit dhe ekskluzivitetit, duke prodhuar aksesorë që jo vetëm pasqyrojnë mjeshtëri të lartë, por konsiderohen edhe objekte koleksionimi me vlerë të jashtëzakonshme. Modelet ikonike Kelly dhe Birkin, të lancuara fillimisht në vitet 1930 dhe 1980, kanë krijuar një fenomen global për shkak të prodhimit të kufizuar dhe listave të gjata të pritjes. Përtej tyre, Hermès ka realizuar edhe versione të jashtëzakonisht të rralla, shpesh të punuara me materiale ekzotike dhe dizajne unike, që vështirë se shfaqen në treg.
Më poshtë prezantohen disa nga çantat më të rralla Hermès të të gjitha kohërave.
1. Faubourg Birkin
E prezantuar në vitin 2019, Faubourg Birkin është një homazh për butikun historike të Hermès në 24 Rue du Faubourg Saint-Honoré, Paris. Çanta imiton fasadën e dyqanit me detaje arkitektonike të punuara me mjeshtëri, duke përfshirë muret prej guri, dritaret me hark dhe çatinë karakteristike. Fillimisht u krijua në dy kombinime ngjyrash blu e errët dhe kafe ndërsa më pas u soll në versionet Minuit dhe Neige. Është Birkin-i i parë në madhësinë 20 cm dhe me qepje Sellier, karakteristikë tipike e Kelly-t.

2. Shadow Birkin
Dizajnuar nga Jean Paul Gaultier në vitin 2009, Shadow Birkin paraqet një interpretim minimalist të modelit klasik. Efekti trompe-l’oeil krijon iluzionin e kapakut, rripit dhe hardware-it, pa i pasur ato realisht një qasje artistike që e bën këtë model jashtëzakonisht të veçantë.

3. Kelly Doll
Një nga çantat më lozonjare të Hermès, Kelly Doll u konceptua nga Jean-Louis Dumas. Çanta përmban detaje të formësuara si fytyrë vetulla, buzëqeshje, sy me vida metalike dhe “krahë” lëkure që lëvizin. Është prodhuar fillimisht nga 2000 deri në 2005 në tetë ngjyra të rralla.

4. Feather Kelly
Hermès bashkëpunoi me Maison Lemarié, mjeshtër të punës me pupla haute couture, për të krijuar Feather Kelly një seri çantash të zbukuruara me pupla palloi, gjeli dhe zogjsh të tjerë ekzotikë. Versioni Kelly 32 Feather So Black mbetet një nga më të kërkuarit.

5. Cargo Birkin
I menduar si modeli më praktik i linjës, Cargo Birkin përfshin pesë xhepa të jashtëm dhe një mbajtëse gotash. I disponueshëm në ngjyra neutrale si black, sesame dhe chai, ky Birkin prej 35 cm kombinon luksin me funksionalitetin.

6. So Black Birkin
Koleksioni So Black, dizajnuar nga Jean Paul Gaultier për sezonin 2010, është ndër më të kërkuarit nga koleksionistët. Me hardware të zi dhe lëkurë tërësisht të zezë, ky model vjen edhe në variante me lëkurë alligatori dhe pupla.

7. In and Out Birkin
I prezantuar në vitin 2021, In and Out Birkin sjell një qasje lozonjare, duke treguar përmes artit grafik atë që “mund të ketë brenda çanta”: charm Rodeo, buzëkuq Hermès, çantë monedhash dhe sende të tjera ikonike të shtëpisë. Disponohet në ngjyrat biscuit, nata dhe white.

8. Kellywood Perspective Cavalière
Kellywood është Kelly i parë në madhësinë 22 dhe një kryevepër e vërtetë marqetrie. I punuar nga dru fagu dhe shirita lëkure shumëngjyrëshe, dizajni frymëzohet nga printi i shallit Perspective Cavalière të vitit 2014. Çanta bashkon 6 lloje lëkurash dhe 11 ngjyra, duke e bërë një ndër modelet më artistike të Hermès.

Këto çanta të rralla Hermès tejkalojnë funksionin e një aksesorit mode; ato përfaqësojnë përkushtimin ndaj artizanatit, ekskluzivitetin dhe trashëgiminë e Maison-it, duke u shndërruar në thesarë të vërtetë për koleksionistët e luksit.
