KreuFashion

Reklama e fundit e Valentinos zhgënjen dhe zemëron fansat!

Reklama e fundit e Valentinos zhgënjen dhe zemëron fansat!

“Jemi mësuar të shohim stilin vintage dhe retro të markës Valentino, ku ndërthuret klasi dhe eleganca, por këtë herë marka ka zgjedhur një qasje më eksperimentale duke "i rënë shkurt" falë përdorimit të inteligjencës artificiale për të krijuar fushatën e saj, një vendim që nuk është pritur mirë nga publiku.

Alessandro Michele, ka publikuar një fushatë dixhitale për çantën e re DeVain Bag e krijuar në bashkëpunim me artistin multidisiplinar Christopher Royal King, i njohur në Instagram si "Total Emotional Awareness". Fushata, që përshkruhet si një imazh kaleidoskopik ku komuniteti njerëzor dhe ai artificial ndërthuren për një efekt disi dystopian, ka ngjallur reagime të përziera nga publiku.

Siç raporton BBC News, disa kritikë e kanë cilësuar qasjen e Valentino-s ndaj AI-së si “demode dhe zhgënjyese” për një markë luksoze, ndërsa të tjerë kanë akuzuar markën se kjo fushatë është bërë jo thjesht eksperiment artistik, por me elemente që provokojnë zemërim tek publiku, duke përfituar nga kjo polemikë për të rritur shikueshmërinë e markës dhe duke përdorur qëllimisht imazhe provokuese për të tërhequr vëmendje.

Një pjesë e pakënaqësisë duket se lidhet me gjendjen aktuale të luksit në modë: çmimet gjithnjë e më të larta dhe cilësia që shpesh nuk përputhet me pritshmëritë kanë krijuar një ndjenjë të ashtuquajtur “pakënaqësi popullore”. Në këtë kontekst, përdorimi i AI-së për një produkt që kushton nga €1,890 deri në €4,200 ka theksuar ndjesinë e largësisë dhe zhgënjimit.

Për më tepër, përdorimi i një vizioni kaq eksperimental duket larg nga estetika tradicionale e Valentino-s, e njohur për frymëzimin poetik, teatral dhe vintage. Megjithatë, risqet kreative shpesh janë të nevojshme; sfida qëndron në gjetjen e ekuilibrit të duhur midis risisë dhe besnikërisë ndaj ADN-së së markës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Valentino (@maisonvalentino)

 

Pyetja që ngrihet është nëse konsumatorët, përballë AI-së dhe dizajnit gjithnjë e më të teknologjizuar, preferojnë të rikthehen tek e kaluara, duke u mbështetur në imagjinatën më autentike dhe emocionale. Në epokën e rimakeve filmike dhe dramave historike të popullarizuara, ky debat duket më aktual se kurrë.