Sezoni vjeshtë/dimër 2025 sjell një stil të rafinuar dhe të pastër për çantat, me një nuancë nostalgjie nga fillimi i viteve 2000. Sipas Rickie De Sole, VP dhe drejtoreshë mode në Nordstrom,
“Çantat e vjeshtës 2025 balanconin funksionalitetin, stilin dhe personalitetin. Siluetat e bollshme dhe strukturat e rafinuara dominuan në çantat slouchy dhe ato me dorezë të lartë, kryesisht të punuara në suede dhe lëkurë të butë. Ngjyrat tokësore, si karamele, çokollatë dhe oxblood, mbizotërojnë, ndërsa teksturat marrin rolin kryesor.”
Në pasarela, shtëpitë kryesore të modës sollën rikthime të siluetave të njohura:
Chloé, Louis Vuitton dhe Stella McCartney rikthyen satchel-in e fillimit të viteve 2000 me forma të relaksuara dhe elegante.

Givenchy, Hermès dhe Michael Kors theksuan strukturën e çantave me doreza të larta dhe proporcione të qëndrueshme.

Zimmermann, Alaïa dhe Bally eksperimentuan me printime dhe tekstura të frymëzuara nga kafshët, si zebrë dhe lëkurë gjarpri, që i japin një prekje të guximshme dhe të rafinuar çdo veshjeje.

Nostalgjia e preferuar rikthehet me përditësime të sofistikuara: Chloé Paddington rifiton pozicionin me lëkura më të pasura dhe ngjyra moderne, ndërsa çantat flap të Fendi, Tory Burch dhe Miu Miu ofrojnë forma më të lëshuara dhe të përdorshme.

Po ashtu, çantat bowling të Prada, Casablanca dhe Tod’s përfaqësojnë një zgjedhje të përshtatshme për përdorim të përditshëm, duke kombinuar strukturën dhe relaksin.
Në krye të listës së trendëve:
Satchel i fillimit të viteve 2000: silueta e lëshuara,dhe mbajtja në krah.
Çanta me dorezë të lartë: elegante dhe femërore, me lëkurë të pastër dhe të rafinuar.
Printi i lëkurës së gjarprit: ofron teksturë dhe një prekje të guximshme për ngjyrat neutrale të sezonit.
Çantat flap të lëshuara: silueta të njohura, të punuara në suede ose nappa, ideale për një stil të relaksuar.
Çantat bowling: nostalgjike, por funksionale, të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe elegante.
Ky sezon është një kombinim i kujtimeve nga e kaluara me një qasje moderne, duke ofruar çanta që janë praktike, të rafinuara dhe gjithmonë në stil.
Burimi: Harpersbazaar
