KreuFashion

Sutjena si bluzë, trendi i fundit që pushton tapetin e kuq këtë vjeshtë

Për këtë sezon vjeshte 2025, një nga trendet më të guximshme ka filluar të pushtojë rrugët dhe tapetin e kuq: sutjena si bluzë. Por harroni idenë e veshjeve të thjeshta këtë herë flitet për versione luksoze, të dizajnuara për t’u veshur jashtë dhe për t’u parë.

Nga lëkura e sofistikuar tek qepjet e bukura, sutjena-bluzë janë bërë pjesë e garderobave të yjeve të Hollywood-it.
Në pistat e modës, Miu Miu prezantoi sutjena-bluzët të kombinuara nën triko të buta, ndërsa Givenchy i shfaqi ato me funde të qepura dhe materiale satine të ngjyrosura. Me breza të trashë dhe materiale luksoze, këto bluzë-sutjena janë pjesë kryesore e veshjes, të dizajnuara për t’u kombinuar me xhinse, pantallona ose nën një xhaketë elegante.

Yjet nuk kanë humbur kohë: Kylie Jenner u pa në Paris me një sutjena-bluzë blu me detaje të zeza, të kombinuar me fund me print gingham dhe xhaketë të zezë oversize,



ndërsa Kim Kardashian zgjodhi një ngjyrë lejla ku mbi të veshi një shall të leshtë


Në Britani, Lily Allen dhe FKA Twigs e çuan trendin në tapetin e kuq: Twigs me lëkurë të fortë, Allen me satinë engjëllore të bardhë.

Sutjena si bluzë, trendi i fundit që pushton tapetin e kuq

Sutjena-bluzë po bëhet gjithashtu pjesë e kostumeve elegante. Tessa Thompson kombinoi një sutjena-bluzë të kuqe me një palë taka të zeza elegante ndërsa Jessica Biel transformoi një kostum të zezë nga zyrat drejt mbrëmjes elegante. Kjo është fuqia e këtij trendi: edhe veshjet më konservative mund të fitojnë një prekje argëtuese dhe të guximshme.

 

Pra, nuk ka nevojë të hiqni pulovrat e rehatshme të dimrit  por për festat e ardhshme dhe mbrëmjet elegante, një sutjena-bluzë nën kostum ose xhaketë mund të jetë zgjedhja perfekte gati për festë, elegante dhe plot stil, e aprovuar nga pasarelat dhe yjet e modës.

Tags:

fashion