KreuFashion

Çfarë të duhet në dollapin tënd për pranverën e 2026, këto vipa do të ndihmojnë!

Koleksionet Pranverë-Verë 2026, të prezantuara këtë shtator dhe tetor në kryeqytetet kryesore të modës, New York, London, Milan dhe Paris shënuan një sezon ndryshimesh të rëndësishme, me debutime të disa dizajnerëve të profilit të lartë në shtëpi të njohura të modës. Edhe pse shumë nga këto veshje nuk janë ende të disponueshme për blerje të gjerë apo për përdorim masiv në tapetin e kuq ato tashmë janë parë të vishen nga disa prej yjeve.

Booth Moore, redaktore me përvojë dhe autore e librave si American Runway, thekson rëndësinë që ka për markat të shohin krijimet e tyre të vishen nga individë të famshëm.

“Në disa raste, është për shkak se markat i kanë punësuar këta njerëz si ambasadorë dhe janë në listën e pagave,” tha Moore, duke përmendur aktoren Greta Lee, e cila së fundmi u emërua fytyrë globale e Dior dhe ka marrë pjesë në disa evente të profilit të lartë duke veshur krijimet më të fundit të markës.

“Në raste të tjera, janë njerëz shumë të dukshëm sepse kanë një shfaqje ose film për të promovuar, si Sarah Paulson që ka veshur Balenciaga. Dhe ndonjëherë është thjesht një rast i veçantë, siç kemi parë me Michelle Obama, një nga gratë më të dukshme në botë.”

Vetëm disa vite më parë, tapeti i kuq ishte pasqyra e kohës së prodhimit të modës, ku yjet vishnin krijimet e fundit kur koleksionet arrinin në dyqane. Sot, ky cikël është përshkurtuar ndjeshëm: ajo që është parë në pasarelë para vetëm një muaji, tani mund të shihet në premierat e filmave, festivale, çmime, talk-show dhe gala të shumta, të cilat duket se po shtohen gjithnjë e më shumë.

Dizajnerë si Dario Vitale i Versace kanë shpejtuar procesin edhe më tej duke ekspozuar veshjet e tyre në tapetin e kuq para se ato të shfaqen në pasarelë.

Moore thotë se: “Ka një numër rekord markash që po përpiqen të ndryshojnë imazhin e tyre në të njëjtën kohë. Ato janë në një garë me njëra-tjetrën dhe varësia nga Hollivudi si makinë promovuese është rritur aq shumë vitet e fundit, saqë ka një lloj vrulli për të arritur tek njerëzit e duhur dhe për të qenë të parët.”

Konkurrenca është e fortë edhe mes stilistëve, të cilët përpiqen të kapin vëmendjen e komentuesve online dhe të mediave që rendisin më të mirët e veshur. Për disa, vlerë ka ringjallja e një dizajni arkivor ose vintage, por për shumicën, të jesh i pari që vesh një krijim sjell akses, status dhe fuqi përcaktuese të trendeve. Ndërsa dikur yjet vishnin dizajne të personalizuara vetëm për eventet më të mëdha, tani çdo rast duket i vlefshëm për të bërë një deklaratë modës.

Disa nga veshjet që janë parë në pasarelë dhe tashmë janë veshur nga yjet e njohur:



Ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, e cila po ndjek një turne për të promovuar librin e saj të ri, The Look, veshi një fustan nga dizajnerët Jack McCollough dhe Lazaro Hernandez, në debutimin e tyre për shtëpinë spanjolle Loewe. Fustani, i cili u pa për herë të parë mbi një model gjatë Paris Fashion Week, u përzgjodh për Obamën nga stilistja Meredith Koop, dhe ngjyra grafike e tij pasqyron “shpirtin optimist” të Loewe, sipas markës.




Obama gjithashtu veshi look-un e parë nga debutimi i koleksionit Pranverë-Verë 2026 të Chanel nga dizajneri Matthieu Blazy. Ajo e veshi kostumin të saj dujke e mbajtur xhaketën e shkurtër të hapur ndërsa në pasarelë ishte i mbyllur me kopsa.





Aktorja Ayo Edebiri u emërua ambasadore globale e Chanel në prag të debutimit të Matthieu Blazy për markën në tetor.  Gjatë premierës në Londër të filmit të saj më të fundit, After the Hunt, Edebiri veshi një fustan prej mëndafshi shifon nga koleksioni Pranverë-Verë 2026 i Chanel. 




Në tapetin e kuq, Jennifer Lawrence shpesh vesh Dior (ajo është ambasadore e markës që nga viti 2012) dhe ishte një nga të parat që veshën krijimet e drejtorit të ri kreativ të markës, Jonathan Anderson.




Në tetor, Greta Lee mori pjesë në premierën e filmit të Disney-t, Tron: Ares, në Hollywood, Kaliforni, duke veshur një tjetër krijim nga debutimi i Jonathan Anderson për Dior. 




Këngëtarja Olivia Dean veshi një fustan nga koleksioni Pranverë 2026 i Versace, i shkurtuar posaçërisht për performancën e saj në emisionin amerikan të natës, Saturday Night Live. Fustani ishte parë për herë të parë në Milan Fashion Week, në pasarelën e parë të dizajnerit Dario Vitale për markën. 




Gjatë turneut të saj “Virgin”, Lorde bëri një paraqitje të papritur në Galan e Artit dhe Filmit LACMA 2025 në Los Angeles. Veshja që ajo veshi ishte nga koleksioni Pranverë 2026 i Versace, megjithatë këngëtarja zgjodhi një fund më të gjatë që i mbulonte këmbët, duke ndryshuar pak nga versioni origjinal i pasarelës.



Aktorja Elle Fanning mori pjesë në Galan e Muzeut të Akademisë 2025 në Los Angeles duke veshur një fustan nga pasarala e  Pranverë 2026 i Balenciaga. 

Koleksioni Pranverë 2026 i markës, i prezantuar në Paris Fashion Week, ishte i pari që u dizajnua nga drejtori i ri kreativ, Pierpaolo Piccioli. 

Balenciaga ishte gjithashtu marka e preferuar e aktores Sarah Paulson në premierën botërore të filmit All's Fair në Rio de Janeiro, Brazil. 

E stiluar nga Karla Welch, Paulson veshi look-un 50  një bluzë të bardhë e shkurtlër dhe një fund voluminoz të gjelbër nga pasarela Pranverë 2026. 

 




Aktorja Cynthia Erivo mori pjesë në Governors Awards në Hollywood, Kaliforni, duke veshur look-un 50 nga koleksioni Pranverë 2026 i Givenchy.





Aktorja Cate Blanchett përqafoi trendin e pendëve për sezonin Pranverë 2026 dhe mori pjesë në ceremoninë e çmimeve gjermane të medias, Bambi, duke veshur Stella McCartney.

Fustani nga pasarela Pranverë 2026 i Stella McCartney është bërë nga një material bimor që imiton pamjen e pendëve. 





Modelja Kaia Gerber mori pjesë në Galan e Muzeut të Akademisë 2025, duke veshur një fustan të personalizuar Givenchy me gjatësi deri në dysheme, të dizajnuar nga Sarah Burton.
Në koleksionin Pranverë 2026 të markës kishte fustane të bëra nga i njëjti material me dantella, por me gjatësi më të shkurtër.