Shalli është një nga aksesorët më praktikë të dimrit, por tashmë ai po merr një rol krejt tjetër në modë. Së fundmi, aktorja Jessie Buckley u shfaq në photocall-in e filmit Hamnet në Paris me një shall të kuq të lidhur jo rreth qafës, por rreth belit.

Buckley zgjodhi një veshje nga koleksioni Métiers d’art i Chanel: një bluzë e zezë me mëngë të gjata, pantallona të zeza, këpucë bardhë e zi me majë dhe një shall i kuq që i jepte look-ut një prekje të fortë stili. Ky kombinim kujton stilin ikonik të Diana Vreeland, e cila shpesh e përdorte shallin si element kryesor rreth belit.
Ky styling nuk është i ri, por është një vazhdim i një prej trendeve më të mëdha të verës, ku shalli i mëndafshtë përdorej si fund ose vishej mbi pantallona. Chloë Sevigny ishte ndër të parat që e solli këtë trend, duke e veshur shallin në mënyrë asimetrike mbi ije.

Ndërkohë, Alexa Chung tregoi se shalli mbi pantallona funksionon perfekt edhe në ditët e ftohta, duke i dhënë jetë një kombinimi të thjeshtë me pantallona gri dhe bluzë të bardhë. E njëjta ide u pa edhe tek Alessandra Ambrosio, e cila e përdori shallin për të thyer një veshje totalisht të bardhë.


Gjatë verës, Kylie Jenner dhe Lola Tung e interpretuan trendin në mënyra të ndryshme nga elegante deri tek grunge duke treguar se shalli në bel është një element fleksibël dhe shumë stil.


Edhe pse u bë popullor gjatë muajve të ngrohtë, ky trend po dëshmon se nuk i përket vetëm verës. Kur veshjet e dimrit duken monotone, një shall i lidhur në bel mund të jetë detaji që e transformon të gjithë look-un.
