Në 2025, disa çifte të famshme treguan qartë se dashuria dhe moda nuk kanë një rregull të vetëm. Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner u shfaqën me veshje identike Chrome Hearts portokalli, duke bërë që çdo shëtitje e tyre të duket si një deklaratë mode.

Monica Barbaro dhe Andrew Garfield zgjodhën të bardhat e Wimbledon-it,

ndërsa Harry Styles dhe Zoë Kravitz sfiduan rrugët e New York dhe Romës me kombinime neutrale të shtresuara.

Nga ana tjetër, disa çifte kanë preferuar të ruajnë stilin e tyre individual. Hailey dhe Justin Bieber shpesh duket sikur janë të veshur për dy raste krejt të ndryshme,

ndërsa Taylor Swift dhe Travis Kelce kanë bërë të qartë dallimet e tyre: ajo me minifund dhe çizme gjunjë, ai më sportiv.

Lily-Rose Depp dhe 070 Shake gjithashtu ruajnë identitetin: Depp me xhinse të shkujdesura dhe balerina, Shake me lëkurë dhe këpucë me thembër të trashë.

Të tjerë si Rihanna dhe A$AP Rocky, Callum Turner dhe Dua Lipa,


Gigi Hadid dhe Bradley Cooper, Jay-Z dhe Beyoncé, Megan Thee Stallion dhe Klay Thompson, Jake Bongiovi dhe Millie Bobby Brown dhe Leighton Meester me Adam Brody, kanë treguar gjithashtu mënyra të ndryshme të stilit në çift, duke krijuar momente të paharrueshme nga tapeti i Met Gala deri në rrugët e qyteteve.





Ky vit ka treguar se dashuria mund të shfaqet edhe në stil qoftë duke u dukur si dyshja më e përputhur e momentit, qoftë duke mbajtur secilin stil të veçantë dhe unik.
