Çdo edicion nis nga fillimi, revista shkon në shtyp çdo muaj dhe faqet e saj zbardhen për t’u ripopulluar sërish me personazhe, histori, tendenca dhe rubrika. Të ftuarit, rrëfimet, setet fotografike, bashkëpunëtorët tanë, shohin te BORDO hapësirën e duhur për të promovuar historinë e tyre, karrierën dhe biznesin.
Një falënderim nga zemra për të gjithë, që na u bashkuat dhe që jeni besnikë ndaj nesh. Faleminderit dhe lexuesit, që e mban gjallë leximin, shfletimin e një të përmuajshme, në një kohë kaq sfiduese, mes konsumit dhe rrjeteve sociale.
Gjithçka që ne ofrojmë është tërësisht e re, ekskluzive dhe shfaqet për herë të parë. Kjo është edhe karta jonë e suksesit!
Nën kujdesin e Enada At'Nikolla
Drejtore: Ilda Lumani
Kryeredaktor: Olsi Kolami
Gazetarë: Brunilda Gorovelli, Libera Resulaj, Klesara Beqiri
Design& Layout: Altin Aliaj
JANAR
2025 Vibes
A mund ta gëzojmë jetën pa shëndet ? Pas tij është e mirëpritur çdo gjë. Edhe problemet, edhe shqetësimet në punë a kudo zgjidhen. E pazgjidhshmja është vetëm shëndeti, jeta! Urojmë që të mos vihemi në prova të tilla, për të shijuar gjithçka që jeta na servir. Ky ishte mesazhi i botimit të parë për vitin 2025. Kjo buqetë e parë arti, kulture, mode dhe stili jetese bëhet konkrete dhe mund të shijohet nën këtë lajtmotiv.
Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Ergi Bardhollari
Macja: Blanco
Bixhuteritë: Estel Jewellery
MUA: Henri Gjata
Hairstyle: Flori Hair Style

SHKURT
Beniada better than ever!
Kur nisëm të ideonim këtë kopertinë, me një nga bashkëpunëtorët prej vitesh të BORDO-së, markën prestigjioze italiane, Alviero Martini 1CLASSE për të prezantuar koleksionin e ri pranveror, emri që patëm sinkron në mendje se do të ishte perfekt kësaj kopertine ishte njëzëri "Beniada". Atmosfera që u krijua në set, kombinimet e bukura të outfiteve, fryma që editoriali mori dhe përfundimi ishin këto 9 foto të mrekullueshme, secila një kopertinë më vete. Stili i veshjeve dhe natyrshmëria që Beniada i dha, ishin në simbiozë, çka na e shton entuziazmin e gjithë numrit. Pasi dihet kopertina e shet librin.
Fotografia: Renuar Locaj
Modele: Beniada Nishani
Total look: Alviero Martini 1A Classe
MUA: Emigena Doçi
Hairstyle: Flori Hair Style

MARS
Kartolina e Bordo për 8 Mars!
Rikthyem rubrikën e dashur "8 gra për 8 Mars", ku çdo vit identifikojmë tetë zonja që i japin kuptim jo vetëm jetës së tyre, por se puna, krijimtaria e tyre rezonon në shoqërinë tonë, duke e bërë më të mirë atë! Këtë herë kemi në kopertinë Dr. Silvana Mishtakun, e cila përtej të qenit grua dhe nënë e dy fëmijëve, Dion dhe Ana, është një nga dermatologet e suksesshme në vend, që suksesin personal, e sheh si një proces që nuk mbaron kurrë. Ajo ndau me ne mesazhe të rëndësishme që i dedikohen bukurisë, kujdesit dhe trajtimit të duhur e mbi të gjithë të shëndetshëm të lëkurës.
Fotografia: Geljant Kaleci
Personazh: Silvana Mishtaku
MUA: Emigena Doçi
Hair: Flori Hairstyle

PRILL
Aromë pranvere!
Pranvera trokiti më ëmbël se kurrë me këtë numër të BORDO, i cili që në kopertinë propozoi një look të pakohë, të viteve '70, që rikthehet dhe manifestohet në atmosferën e 2025-s në një kombinim krijimi artistik nga Enada At’Nikolla. Lokacioni është pishina e një prej hoteleve më prestigjioze në vend, siç është Radisson Collection Morina.
Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Nevro Halo
Stiliste: Enada At'Nikolla
Syzet: Ital Optik
MUA: Henri Gjata
Lulet: Delice Floral Design
Vendndodhja: Radisson Collection Morina

MAJ
Për një sezon plot stil!
Kopertina e këtij numri të BORDO-së iu dedikua qendrës së modës COIN, me një editorial, ku u prezantuan koleksionet e reja të sezonit nga marka, si: Stine Goya, Gannni, Zadig & Voltaire, Vic Matie, Staud, Hogan e RAS, të përzgjedhura mes brand-eve të shumta, që kjo qendër përmban. E njëherësh për të prezantuar një stil elegant, komfort, unik për zonjat, që prej vitesh janë klientet besnike, por edhe për të gjitha ato, që e shohin veten në këto zgjedhje.
Modele: Dajana Ponari
Fotografia: Endrit Mërtiri
Make up: Henri Gjata
Hairstyle: Flori Hair Style
Look: Coin

QERSHOR
Buqeta e Qershorit!
Xhoi & Xhei dy pinjollet e familjes Beja, në kopertinën e BORDO për qershorin, me imazhin që propozon kompania e tyre “Frida, Xhoi & Xhei”, që u përqafua nga të gjithë vajzat, që ëndërrojnë të veshin fustanin e bardhë dhe të vënë në krye kurorën e princeshës në ditën e tyre më të rëndësishme të jetës. Me plot 25 vite sukses, kompania e Fridës vjen edhe si një dëshmi e suksesit familjar, e trashëgimi të saj nga një brez në tjetrin, duke u mbështetur te tradita, por edhe duke përqafuar çdo risi të kohës.
Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Xhoi & Xhei Beja
Makeup & Veshjet: Frida, Xhoi & Xhei

KORRIK
ARRATISJE NGA QYTETI
Vajza e kopertinës, bukuroshja Danja Koka, dikur një nga modelet e ballinës së “Bordo”, u rikthye pas eksperiencës në “Big Brother VIP”. Danja na rrëfeu gjithçka që i dhuroi periudha e izolimit nga realiteti, por edhe çfarë gjeti pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Një intervistë e cila erdhi me një editorial ‘hot’ nga Endrit Mërtiri, si dhe plot të reja që Danja vendos t’i rrëfejë enkas për lexuesit tanë…!
Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Danja Koka
Stiliste: Enada At'Nikollla
MUA: Henri Gjata
Hairstyle: Flori Hair Style

GUSHT
Marina Vjollca
Në një ditë të nxehtë vere, BORDO udhëtoi drejt Jugut të Shqipërisë që të sillte atmosferën e vërtetë të stinës me një editorial, me protagoniste Marina Vjollcën, prezantuesen aq të pëlqyer nga publiku, e cila tashmë njihet edhe si sipërmarrëse. Një udhëtim, që e shfaq Marinën në një stil krejt tjetër, në një "look" të krijuar nga stilistja Enada At’Nikolla, nën lenten e fotografit Renuar Loçaj. Marina iu rikthye kopertinës pas viteve të gjata dhe u pëlqye shumë nga publiku.
Fotografia: Renuar Locaj
Personazh: Marina Vjollca
Stiliste: Enada At'Nikollla
MUA: Henri Gjata/ Produktet: MINË
Hairstyle: Flori Hair Style


SHTATOR
Neraida Bega
Ne si BORDO, jemi përpjekur dhe ja kemi dalë mbanë që në shtator (në fakt ambicie e çdo numri), të ishim më të freskët, më inspirues, më motivues. Në kopertinën e këtij numri kemi pasur një vajzë shqiptare, që jeton në SHBA, dhe është tashmë pjesë e industrisë amerikane të filmit. Roli i saj në “The dog”, me aktorin, Channing Tatum, ishte porta hapëse për realizimin e filmit të saj si producente dhe aktore aksioni, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze në botë “Marvel”, në filmin “The Proposal”. Neraida Bega, e cila nën lenten e artistit ndërkombëtar Fadil Berisha, sjellin një kopertinë dhe histori frymëzuese.
Fotografia: Fadil Berisha
Personazh: Neraida Bega

TETOR
Tetori frymëzues i BORDO-së
Tetori tejet frymëzues, edicioni nis nga fillimi, revista shkon në shtyp dhe faqet e saj zbardhen për t’u ripopulluar sërish me personazhe, histori, tendenca, rubrikat e përhershme. Gjithçka që ne ofrojmë është tërësisht e re, ekskluzive dhe shfaqet për herë të parë. Kjo është edhe karta jonë e suksesit!


NËNTOR
Winter First Class me Alviero Martini 1A Classe
Ky numër ishte një buqetë e plotë e gjithçkaje që duhet të dinit për nëntorin. Në kopertinë kemi sjell një super editorial nga brandi italian Alviero Martini 1A Classe, i cili jo vetëm shënon një rrugëtim suksesi në Shqipëri, por ofron elegancën, stilin ikonik frymëzuar për veshje, që mund të mbahen nga mëngjesi në mbrëmje, kombinime të guximshme dhe trend, që nuk njohin moshë.
Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Melisa Aliaj
Total look: Alviero Martini 1A Classe
Bixhuteritë: Roberto Coin & Chantecler nga Kastrati Jewellery
MUA: Henri Gjata
Hairstyle: Rohelio Hair Style

DHJETOR
"Sweet December"
Këtë muaj, revista BORDO ka sjell një atmosferë të ëmbël dimri duke transmetuar glamurin e festave, ngrohtësi dhe shkëlqim, pikërisht ashtu siç e meriton dhjetori. Edicioni “Sweet December” sjell elegancë, ngjyra festive dhe histori që frymëzojnë, nga personazhe të paharrueshme, tek ide dhuratash, receta gatimi dhe rubrika që ngrohin çdo ditë të ftohtë dimri. Ky është momenti për të shijuar modën, artin dhe emocionin e dhjetorit.
Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Danja Koka, Ergi Bardhollari, Elena Lika
Stiliste: Enada At'Nikollla
Bixhuteritë: Chimento&Chopard nga Argjendari Gjikondi
MUA: Henri Gjata
Hairstyle: Rohelio Hair Style
Editor in chief: Ilda Lumani

