KreuFashion

BORDO 2026: Numri i janarit tashmë në treg: "NEW ERA"!

 

 

Fotografia: Endrit Mërtiri
Modele: Dajana Ponari, Enkeleda Gega, Xhei Beja
Bizhute: Argjendari Gjikondi
MUA: Frida Sallon
Stiliste: Enada At'Nikolla

Lexues dhe ndjekës fanatikë të “Bordo” jemi sërish së bashku në këtë fillim të ri të 2026-s, me energjinë që karakterizon çdo nisje, çdo fillesë, çdo ripërtëritje mendore dhe shpirtërore. Ky numër i revistës sjell pikërisht një frymë të re në kopertinë, ku fytyrat e modeleve tona sjellin freskinë e moshës dhe stilin rinor, që gjithmonë frymëzon.

 

Tendencat e këtij dimri të ftohtë dhe modern vijnë të kuruara nga stilistja Enada At’Nikolla, e cila propozon kuadratin, si një trend të pakohë dhe gjithmonë avangardë. Nën lupën e fotografit Endrit Mërtiri, ai ofron edhe këtë herë këndvështrimin e tij në lidhje me modën. Ashtu sikundër është edhe personazhi, që kemi sjellë këtë fillim viti në kopertinën e BORDO MEN, saksofonisti dhe artisti i rrallë shqiptar Brikel Guga, që është sot një nga artistët më prezent në jetën artistike, publike dhe festive të vendit. Inovator dhe gjithmonë në kërkim të artit cilësor, me një taban të fortë autokton, ai ka formuar dy banda sa unike aq edhe të ndryshme; “Keli Band” dhe “The Rituals”, duke bashkuar artistë të shumtë, që sjellin dy formacione me artistë të konsoliduar dhe tejet të talentuar. Një rrugëtim artistik, por edhe personal vjen në bisedën, që ai ka bërë me kryeredaktorin e BORDO-së, Olsi Kolami, dhe fotot plot karakter të fotografit Andis Rado. 

Të tjerë personazhe plot vlera na bashkohen në këtë udhëtim të parë; nga tenori Josif Gjipali te kujtimet e regjisorit unikal, Kristaq Mitro, përmes vajzës së tij Enida. Ambasadori italian Marco Alberti, në nisje të eksperiencës së tij në Shqipëri ndan me ne vizionin e punës së tij, por edhe një kartolinë familjare, për të treguar atë që ai është përtej kostumit administrativ. Nga Kosova vjen një zonjë e rrallë e politikës dhe diplomacisë, Edita Tahiri, përmes kujtimeve të një eksperience plot ngjyra që jeta dhe puna i ka dhënë. Ndërsa në faqet e stilit e mirëqenies do të gjeni plot sugjerime të nevojshme për një jetë plot ngjyra dhe krijimtari, të cilat do të jenë spunto për secilin nga ju.

Faleminderit, që vijoni të na besoni dhe ndiqni, jo vetëm përmes faqeve të revistës, por edhe në kanalet tona të komunikimit virtual, YouTube, Facebook dhe Instagram. Faleminderit për çdo sugjerim dhe vërejtje. Mos hezitoni të na kontaktoni edhe në emailin tonë [email protected] për t’u bërë pjesë e BORDO-së me punët dhe krijimtarinë tuaj. BORDO është e hapur për të gjithë! 

Nën kujdesin e Enada At'Nikolla

Drejtore: Ilda Lumani

Kryeredaktor: Olsi Kolami

Gazetarë: Brunilda Gorovelli, Libera Resulaj, Klesara Beqiri

Design& Layout: Altin Aliaj

 

Bordo Men: Brikel Guga

Personazhe:

Edita Tahiri

Josif Gjipali

Edita Mitro

Marco Alberti

Erba Lulellari

 

Bashkëpunuan:

Argjendari Gjikondi

Coin

Maison de Parfum

Estel Jewelry

BOSS

ADD

Euro Profumerie

Yves Rochie

Gega Dent

Smartderm

LM Comercial

Pipero

Velur

Wisky

Perla Travel

Gine

Dream travel  world