KreuCelebrity

Zbulohet identiteti i kamarieres që vuri zjarrin në lokal: “Është në mesin e viktimave”!

Zbulohet identiteti i kamarieres që vuri zjarrin në lokal:


Quhej Cyane Panine e reja e mbiquajtur “gruaja me helmetë”, të cilën e gjithë bota e njohu përmes videove dramatike amatore të xhiruara brenda lokalit “Le Constellation” në Crans-Montana, i cili u përfshi nga flakët gjatë festimeve të Vitit të Ri.  Pavarësisht pasigurive fillestare për fatin e saj, autoritetet dhe përfaqësuesit ligjorë të pronës, kanë konfirmuar tani vdekjen e saj. Funerali u mbajt më 10 janar në komunën franceze të Sète-s.

Zbulohet identiteti i kamarieres që vuri zjarrin në lokal:

Kush ishte Cyane Panine, “gruaja me helmetë” e Crans-Montana-s

Me origjinë nga Sète, në Francë, 24-vjeçarja punonte si kamariere dhe banakiere sezonale në vendpushimin e njohur zviceran të skive, ku nga pronarët e barit, çifti Moretti, konsiderohej “si pjesë e familjes”. Në pamjet filmike që paraprinë tragjedinë, Cyane shfaqet e buzëqeshur teksa mban në kokë veshur një helmetë motoçiklisti, dhe një koleg e ka ngritur mbi shpinë në mesin e turmës që feston. Në duar, ajo mbante shishe shampanje të zbukuruara me fishekzjarre të ndezura, një koreografi e menduar për të pritur gëzueshëm ndërrimin e viteve. Por pikërisht ai moment spektakli u shndërrua në shkëndijën fatale: xixat e fishekzjarreve ranë në kontakt me materialin izolues të tavanit të ulët të lokalit, duke shkaktuar një zjarr që brenda një kohe të shkurtër i mor jetën 40 personave. Imazhi i saj me helmetë mbetet sot në aktet e hetimit si prova vizuale e një pakujdesie fatale: simboli i një feste që përfundoi në mënyrën më të keqe për shkak të mosrespektimit të rregullave më elementare të sigurisë.