KreuCelebrity

Laura Pausini bashkë-prezantuese në Sanremo 2026, rikthim në zanafillën e “protagonistes”!

Laura Pausini bashkë-prezantuese në Sanremo 2026, rikthim në


Laura Pausini do të jetë në skenën e edicionit të 76-të të Festivalit përkrah Carlo Contit: pesë mbrëmje në Ariston për artisten që ka lindur artistikisht në Sanremo.  “Ishte gëzim i madh që e pranove këtë ftesë”, ka deklaruar Conti, duke theksuar klimën e bashkëpunimit dhe argëtimit që do ta shoqërojë këtë edicion.

Emocioni i Laura Pausinit: “Sanremo është fati im”!

Këngëtarja nga Romagna ka treguar çfarë përfaqëson Sanremo për të: “Jam shumë e lumtur. Sanremo përfshin të gjitha buzëqeshjet e mia dhe edhe frikërat e mia”. Një lidhje e thellë, e lindur në vitin 1993 me fitoren në kategorinë Nuove Proposte falë këngës “La solitudine” dhe e rritur me kalimin e viteve deri në këtë rikthim si protagoniste absolute. Në postimin e gjatë të ndarë në Instagram, artistja iu drejtua fansave me fjalë plot domethënie: “Sanremo është fati im. Buzëqeshja ime. Tundimi im. Frika ime. Në Sanremo kam lindur artistikisht në vitin 1993 dhe këtë vit kthehem krenare dhe e emocionuar sepse do ta prezantoj. Laura e vitit 1993 nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se në vitin 2026 do të shkruante këto fjalë”.

Një karrierë ndërkombëtare e nisur nga Ariston

E lindur në Faenza më 16 maj 1974 dhe e rritur në Solarolo, Laura Pausini ka marrë frymë muzikë që në fëmijëri falë babait të saj Fabrizio, muzikant në piano-bar. Pas paraqitjeve të para në lokalet e Romanjës dhe një tentative në Festivalin e Castrocaros, suksesi erdhi pikërisht me Sanremon në vitin 1993. Në vitin 1994 kthehet në Sanremo me “Strani amori” dhe renditet e treta. Tre vite më vonë, në 1997, Laura nis turneun e saj të parë botëror dhe vitin pasues publikon albumin e ri “La mia risposta” edhe në spanjisht. Në vitin 2006 vjen edhe Grammy i parë dhe Laura bëhet gruaja e parë italiane që merr një Grammy Aëard në kategorinë “Albumi më i mirë Pop Latino i vitit”. Një karrierë në ngjitje të vazhdueshme: turne botërore, albume të publikuara edhe në spanjisht, çmime ndërkombëtare dhe një palmares që përfshin një Grammy Aëard, pesë Latin Grammy, një Golden Globe dhe nominime të rëndësishme kinematografike. Në vitin 2023, ajo festoi tridhjetë vjet karrierë me një event global, duke konfirmuar statusin e saj si ikonë e muzikës italiane në botë.

Profesionalizëm, disiplinë dhe një ekuilibër i ri personal

Në muajt e fundit Pausini ka folur hapur edhe për një rrugëtim personal të bazuar te disiplina dhe këmbëngulja, duke treguar në rrjetet sociale zgjedhjen për të ndjekur një dietë të mbikëqyrur nga specialistë dhe një stërvitje të rregullt. “Për të humbur kilogramë duhen mbi të gjitha vullnet dhe sakrifica”, ka shkruar ajo, duke theksuar rëndësinë e të ndjerit mirë si në skenë ashtu edhe në jetën e përditshme. Një qasje që pasqyron të njëjtën vendosmëri me të cilën përballet tani me sfidën e Sanremos. 

Një sfidë e re, me kureshtjen e një fanseje

Pavarësisht përvojës, Laura Pausini nuk e fsheh njëfarë emocioni: “Mendoj se do të jem fanse, prandaj do të duhet të më ndihmosh pak, Carlo”, ka bërë shaka ajo, duke folur për vështirësinë për të mos lënë të kuptohen preferencat mes kolegëve në garë. Në postimin e saj ajo e mbylli me një premtim për publikun: “Do të bëj vërtet gjithçka të mundshme për të qenë në lartësinë e kësaj skene, që mbetet më e rëndësishmja për mua”. Dhe me shikimin e “një vajze të vogël në trupin e një gruaje të vetëdijshme”, Laura Pausini përgatitet të kthehet aty ku gjithçka filloi, këtë herë si bashkë-prezantuese.