Pas një televotimi të fortë dhe mjaft të komentuar mes 5 banorësh, Lore është ajo që u largua mbrëmjen e sotme nga shtëpia, pas 24 ditësh qëndrimi në lojë.
Gara ishte e fortë dhe plot tension, pasi përballë saj ishin Anxhelo, Greta, Kristi dhe Kejsi, të cilët u shpëtuan nga votat e publikut.
Eliminimi i Lores shënon një tjetër kthesë të rëndësishme në rrjedhën e lojës dhe pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi.
