KreuCelebrity

Sa ka ndryshuar! Aktori turk surprizon të gjithë me urimin romantik mes borës për të dashurën

E mbani mend aktorin e vogël dhe të lezetshëm në serialin Aşk-ı Memnu i njohur në rolin e tij si Bulenti e më pas si Dündar Bey në serialin historik të suksesshëm Ertuğrul, sot pas kaq shumë vitesh Batuhan Karacakaya duket krejt ndryshe dhe më i rritur se kurrë.

28-vjeçari po jeton një histori të bukur dashurie me partneren e tij, Sinem Akar një studente 22-vjeçare e cila është rritur larg kamerave dhe famës.

Sa ka ndryshuar! Aktori turk surprizon të gjithë me urimin romantik

Së fundmi Batuhan Karacakaya e ka surprizuar atë me një festë romantike për ditëlindjen e saj.

Sa ka ndryshuar! Aktori turk surprizon të gjithë me urimin romantik

Sa ka ndryshuar! Aktori turk surprizon të gjithë me urimin romantik

Momente të veçanta nën borë u ndanë në rrjetet sociale, ku menjëherë morën shumë pëlqime dhe komentet e fansave.

Ndjekësit u përqendruan jo vetëm te dashuria e tyre, por edhe te transformimi i aktorit nga fëmijë i ekranit në një yll i rritur, që vazhdon të tërheqë vëmendjen me jetën dhe talentin e tij.