KreuCelebrity

Vit i ri, pamje e re: Brune e me flokë të shkurtra, Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në look!

Vit i ri, pamje e re: Brune e me flokë të shkurtra, Gigi Hadid

Modelja e njohur Gigi Hadid ka surprizuar ndjekësit me një transformim të guximshëm në pamjen e saj. Ajo ka hequr dorë nga flokët bjonde, duke zgjedhur një stil krejtësisht të ri: një prerje të shkurtër bob në ngjyrë të zezë intensive.

Vit i ri, pamje e re: Brune e me flokë të shkurtra, Gigi Hadid

Ndryshimi u prezantua përmes një postimi në Instagram, i publikuar nga stilisti i saj i flokëve, Dimitris Giannetos. Në fotot e shpërndara më 8 janar, Hadid shfaqet pothuajse e panjohshme, me flokë të shkurtër, ngjyrë të errët dhe grim të theksuar, që i japin një pamje më dramatike dhe misterioze.

Vit i ri, pamje e re: Brune e me flokë të shkurtra, Gigi Hadid

Stilisti e shoqëroi postimin me mbishkrimin “Mini bob i zi mat”, duke shtuar se bëhet fjalë për një prerje dhe ngjyrë të re flokësh për Gigi Hadid, ndryshim që ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta në rrjet.