KreuCelebrity

Këngëtarja turke e thotë me krenari origjinën: Unë jam shqiptare!

Këngëtarja turke e thotë me krenari origjinën: Unë jam

Këngëtarja e njohur turke, Simge Sağın, ka surprizuar ndjekësit e saj me një deklaratë të fortë identitare gjatë një video-interviste me gazetarin me origjinë nga Gostivari, Yusuf Emini.

Gjatë një serie pyetjesh spontane, Simge ka deklaruar me krenari se është shqiptare, duke theksuar se origjina e saj është nga Peja, në Kosovë. Për ta treguar këtë në mënyrë simbolike, ajo madje ka bërë edhe shqiponjën, një simbol i njohur kombëtar. Në intervistë, ajo ka përmendur Prishtinën si qytetin e saj të preferuar.

Simge Sağın nuk është një emër i panjohur për publikun turk. Ajo gëzon famë të madhe në Turqi, ndërsa projektet e saj muzikore kanë thyer kufijtë e tregut vendas. Këngët e saj në YouTube numërojnë miliona shikime, duke e renditur ndër artistet më të dëgjuara të skenës turke.

Deklarata e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, duke nxitur reagime të shumta dhe admirim për krenarinë që tregon për origjinën e saj shqiptare.