KreuCelebrity

Edhe Bradley Cooper shikon seriale turke, i fiksuar me aktoren....

Influenca e serialeve turke duket se po shkon përtej oqeanit tashmë, pas valës së fiksimit që ka prekur Italinë dhe venden fqinje, tanimë është radhe e Hollywoodit.

Bradley Cooper një nga aktorët më të njohur botëror, i njohur për karizmën e tij i habiti dhe bëri të gjithë të qeshin me sinqeritetin e tij gjatë një interviste të fundit. Por kësaj here tema nuk ishte për filmat e tij, por për pasionin e nënës së tij, Gloria Campano, për serialet turke. Cooper pranoi se e ëma e tij është e fiksuar tmerrësisht me serialet turke, veçanërisht me "Erkenci Kuş" me protgaonist Can Yaman dhe Demet Özdemir.

Gjatë intervistës së tij në The Joe Rogan Experience, Cooper e filloi rrëfimin me “Mami, do më vrasi” dhe më pas tregoi se e ëma e tij ka një fiksim të veçantë me serialin turk Erkenci Kuş.

“Seriali quhet Erkenci Kuş. Ka saktësisht 360 episode (versioni ndërkombëtar), dhe nëna ime i ka parë të gjitha pa humbur asnjë! Ajo ka parë çdo episod 4-5 herë. U bë e varur gjatë pandemisë Covid dhe nuk mund ta ndalonte më. Gjëja më qesharake është se ajo thotë se aktori kryesor është ‘aktori më i mirë në botë’. Mendoj se nominimet e mia për Oscar nuk vlejnë shumë për të.”



Cooper nuk mund të mos përmendte edhe momentet e famshme të dramave turke, duke treguar se ndonjëherë, kur hyn në dhomë, dy personazhe janë duke u parë për një kohë kaq të gjatë sa ai mendon se seriali ka “ngrirë”:

“Shkoj në kuzhinë për të bërë kafe, kthehem dhe ata ende shikohen! Ata shikojnë kaq gjatë dhe thellë sa ndonjëherë mendoj se seriali ka ngecur, por jo, është thjesht stili tipik i dramave turke.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? ???????? Can Yaman Polish Fanpage (@yamanmaniapl)


Cooper tha gjithashtu se ka parë serialin së bashku me nënën e tij dhe se ka pëlqyer shumë aktoren kryesore të serialit, Demet Özdemir.

Erkenci Kuş është një serial turk romancë komedi i prodhuar i cili është transmetuar edhe për publikun shqiptar. Seriali fitoi çmimin për “Seriali më i mirë romacë-komedi ” në Golden Butterfly Awards të 45-të dhe përfundoi në Turqi me 51 episodet e tij, ndërsa versioni ndërkombëtar përmban 360 episode. Historia ndjek romancën dhe komedinë në Stamboll mes Sanem, një shkrimtare aspirante, dhe Can Divit, një fotograf.