KreuCelebrity

"Është degraduar, duhet patjetër...", Eni Çobani reagon për çështjen e 3 të miturve në Durrës!

Eni Çobani ka reaguar përmes rrjeteve sociale për videon e tre fëmijëve të raportuar të braktisur në Durrës. Juristja e rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tha se rastet që nënat pas divorcit apo ndarjes të jenë në gjendje jo të mirë ekonomike për shkaqe të ndryshme, janë të shumta.

Çobani shprehet se videoja e publikuar nga gjyshja e fëmijëve është e rëndë. Pasoja ka qenë te nëna, e cila është kthyer në një objekt kritikash, por palët duhen dëgjuar për të vlerësuar situatën.

“Të nxjerrësh një video të atillë nga po një grua tjetër që është vjehrra, nëna e bashkëshortit, për mua është shumë e rëndë. Nuk e di se kush ka qenë e mira në njëfarë mënyre. Ajo patjetër që ka menduar për nipërit e mbesat e veta, por nga ana tjetër ka dëmtuar rëndë gjendjen e tyre psikologjike dhe vazhdimësinë e jetës së një vajze, sikundër është nëna e tyre. Unë nuk i njoh zonjat, nuk njoh as nënën, nuk njoh vjehrrën, e kam ndjekur edhe si qytetare, edhe si nënë dhe sigurisht kam parë me shumë keqardhje sesi është degraduar fakti, sesi është folur rëndë për këtë nënë, sesi i janë vënë epitete nga më të ndryshmet. Po, sigurisht ngjarja ka anët dhe dritëhijet e saj për të cilat ne nuk mund të flasim pa i dëgjuar të dyja palët dhe pa e parë situatën.”

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Cobani (@enicobani)

Çobani përgëzoi edhe masat e ndërmarra nga bashkia e Durrësit për tre fëmijët. Konkretisht u vendos që menjëherë fëmijëve t’u dërgoheshin veshmbathje në spital dhe të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës. Familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës (pasi me letra janë banorë të Malësisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit, bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.