
Javën e kaluar, këngëtari Stine vendosi të largohej përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5.
Në nisje të spektaklit, ai deklaroi se nuk kishte më asnjë arsye që të qëndronte në garë dhe vendosi të largohej.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Radio” me Elona Duron ka qenë Stine, i cili zbuloi disa detaje më shumë pë vendimin e largimit të tij:
Mendoj që kam bërë gjënë më të mirë sepse familja është mbi të gjitha. Për gocën dhe Gracian sigurisht.
Përveç mallit të padiskutueshëm, pse vendosi që ai të merrte përfundimisht këtë vendim?
Janë zgjedhjet e mia. Unë nuk është se e vendosa në moment, kam kohë që e mendoja atë gjë. Nuk doja të bëja lëvizje të gabuar. I mendoj mirë gjërat. Nuk mendoj se do ta them ndonjëherë arsyen. Do i qëndroj gjithmonë kësaj. Do respektojmë relatat. Nuk është ndonjë çudi që të lëmë në gjysëm gjërat sepse në fund të ditës ne jemi njerëz dhe kemi lindur të bëjmë edhe gabime. Nuk po them që bëra gabim, por mund ta quajmë edhe gabim nuk është problem. Nuk kam asgjë me asnjë. As me produksionin, as me kastin, thjesht ishte vendimi im dhe në fund të ditës duhet të respektoj veten.
-
Anulohet televotimi i të eliminuarit në "BBV5", ja arsyeja!
14 Janar, 14:41 -


