Nje nga temat që u diskutua në studion e “Big Brother VIP Albania” lidhej me familjen dhe, më konkretisht, me burrat e martuar që përveç bashkëshortes zgjedhin të kenë edhe gra të tjera në jetën e tyre.
Pas disa batutave rreth termit “dashnore”, opinionistja Monika Kryemadhi u shpreh me humor:
“Mendoj se vetëm Ilir Vrenozi vdes për gruan e tij”.
Kjo deklaratë u pasua nga moderatori Ledion Liço, i cili ironizoi situatën duke thënë:
“Unë mendoj që të gjithë Ilirët vdesin për gratë e tyre”, në një referencë të qartë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshorti i Monika Kryemadhit.
Komentet shkaktuan të qeshura në studio, ndërsa Kryemadhi reagoi me batutë:
“Do Zoti”.
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta u martuan në vitin 1998 dhe janë prindër të tre fëmijëve. Ata i dhanë fund martesës në vitin 2024, në një periudhë kur Meta nisi përballjen me drejtësinë dhe më pas u arrestua. Aktualisht, në të njëjtën dosje gjyqësore është e përfshirë edhe Monika Kryemadhi, për të cilën GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

