KreuCelebrity

Alba Pollozhani në gjendje të rënduar emocionale: Diskuton daljen nga Big Brother!

Alba Pollozhani në gjendje të rënduar emocionale: Diskuton daljen

Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, është shfaqur së fundmi në një gjendje të rënduar emocionale brenda shtëpisë. 

Në disa momente të kapura nga kamerat, Alba është parë duke folur me veten, teksa shprehte pasiguri dhe ankth për atë që do ta presë jashtë shtëpisë së BBVK, duke pyetur veten: “Çfarë do të bëj kur të dal jashtë?”.

Gjendja e saj emocionale duket se është përkeqësuar pas hyrjes së Limit në shtëpi. Ai, menjëherë pas futjes, ka treguar afrimitet të dukshëm me Dolcen, me të cilën po ndërton një histori të re dashurie. Dyshja janë parë shpesh bashkë, në momente intime dhe mjaft të afërta, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe banorëve të tjerë.

Nga ana tjetër, Limi i ka bërë të qartë Albës se nuk ka hyrë në lojë për të dhe se historia e tyre konsiderohet e mbyllur. Megjithatë, duket se Alba ende nuk e ka pranuar plotësisht këtë realitet dhe vazhdon të luftojë emocionalisht për rikthimin e tij.

Situata ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Alba do të arrijë të distancohet emocionalisht apo do të vazhdojë përballjen me këtë situatë të vështirë brenda shtëpisë.