KreuCelebrity

Takimi që ndryshoi jetën e Enxhit: Historia me shpirtin binjak që frymëzoi për një libër

Takimi që ndryshoi jetën e Enxhit: Historia me shpirtin binjak që

Jemi mësuar ta shohim në rolin e moderatores ose këngëtares, por kesaj here Enxhi Nasufi po eksploron një tjetër fushë, atë të letërsisë duke shkruar një libër.

Ajo na ka zbuluar detaje të reja mbi librin e saj të parë, i cili do të publikohet më 22 janar dhe do të shoqërohet edhe me një event promovues të menduar si një takim i ngrohtë me lexuesit. E ftuar në Toptani Podcast, nën moderimin e Ilda Lumanit, ajo foli hapur për këtë projekt të veçantë, që vjen si një kombinim mes rrëfimit personal dhe përpunimit artistik.

Libri është shkruar në bashkëautorësi me shkrimtarin e ri shqiptar Klajdi Thaçi, të cilin Enxhi e vlerëson si një autor shumë të mirë. Ajo tregoi se bashkëpunimi mes tyre lindi në mënyrë krejt spontane, pasi gjatë bisedave kuptuan se kishin prekur të njëjtën tematikë. Për Enxhin, kjo ishte historia e saj personale, ndërsa Klajdi e kishte trajtuar këtë ide edhe në librin e tij të tretë.

Në qendër të romanit qëndron koncepti i “twinflames”, ose shpirtrat binjakë, një term i njohur në sipërfaqe, por pak i kuptuar në thellësi. Sipas Enxhit, libri shpjegon se çfarë ndodh realisht me jetën e dy njerëzve që takohen në këtë formë të rrallë, një lidhje që shkon përtej përkufizimit klasik të dashurisë.

Ajo tregoi se historia e librit bazohet në një përvojë reale të sajën, në një takim që i ka ndryshuar rrënjësisht jetën. Megjithëse është një histori dashurie personale, Enxhi theksoi se romani përmban edhe fiction dhe elementë trillimi, të përpunuar artistikisht, për t’i dhënë lexuesit një përvojë më të thellë emocionale. Sipas saj, kjo dinamikë nuk është thjesht një histori romantike, por një proces i fortë transformimi, ku njeriu përballet me dhimbjet më të mëdha të vetes.

"Unë kam dashur shumë që të flasim në këtë libër për “twinflames” ndoshta shumë pak njerëz mund të kenë dëgjuar apo ta kenë përjetuar siç unë e kam përjetuar. Twinflames janë shpirtra binjak ose shpirtra pasqyrë. Termin e kemi dëgjuar, por se dimë çfarë është realisht, thellësisht. Çfarë ndodh me jetën e dy njerëzve që takohen në këtë dimension, në këtë formë me njëri-tjetrin. Është e gjitha e shpjeguar aty në libër. Është historia ime më ka ndodhur mua me një person, pra ai personi ka qenë twinflame im. Është histori dashurie personale, por absolutisht roman dhe romani duhet që të ketë dhe fiction brenda dhe trillimin dhe te shkruhet dhe të përpunohet në një mënyre artistike që njerëzit ta lexojnë me më shumë dëshirë. Nuk do doja të ishte një histori e thjesht dashurie. Sepse kjo dinamikë nuk është thjesht një histori dashurie. Është shumë më e thellë, shkon përtej kësaj. Është nga ato takimet që të ndryshojnë jetën dhe ti zbulon dhimbjet e tua më të mëdhaja."

Takimi që frymëzoi librin i ka ndodhur në pranverën e vitit 2024. Fillimisht, gjithçka i është dukur si dashuria më e madhe, por me kalimin e kohës ajo ka kuptuar se bëhej fjalë për “shpirtin e saj pasqyrë”, një lidhje e fuqishme që nuk është e destinuar domosdoshmërisht të zgjasë.

Enxhi konfirmoi se sot ky person nuk është më pjesë e jetës së saj, megjithatë ajo beson se ai është i vetëdijshëm për ndikimin dhe gjurmën që ka lënë kjo histori. Me humor, ajo u shpreh se nuk mendon ta ftojë në promovimin e librit, ndërsa për mundësinë që t’ia dërgojë librin, tha se më mirë është që librat të blihen.

Ilda Lumani: Kur të ka ndodhur ty ky takim që të ka ndryshuar jetën?
Enxhi Nasufi: Mua më ka ndodhur në pranverën e 2024, takimi me personin që pastaj përgjatë rrugëtimin dhe çdo gjëje që ndodhi më pas unë kuptova që realisht ishte shpirti im pasqyrë. Në fillim të duket si dashuria më e madhe.
Ilda Lumani: A vijon ai të jetë pjesë e jetës tënde?
Enxhi Nasufi: Jo, nuk është më pjesë e jetës time.
Ilda Lumani: Është në dijeni të kësaj ndjesie që të ka lënë?
Enxhi Nasufi: Kam përshtypjen që po.
Ilda Lumani: Do ta ftosh në promovim?
Enxhi Nasufi: Kjo është një çikë pyetje me spec...nuk mendoj.
Ilda Lumani: Do ti dërgosh librin atëhere?
Enxhi Nasufi: E mira është që librat të blihen....

Intervista e plotë më poshtë: