KreuCelebrity

Miri e paralajmëroi bashkëshorten para se të hynte në BBV!

Miri e paralajmëroi bashkëshorten para se të hynte në BBV!

Raporti i Mirit me bashkëshorten e tij ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, për shkak të mënyrës se si këngëtari po luan dhe sillet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Si disa prej banorëve, ashtu edhe një pjesë e publikut, kanë ngritur dyshime se Miri mund të ketë ndjenja për Selin, pavarësisht se të dy i kanë mohuar vazhdimisht këto zëra.

Së fundmi, gjatë një bisede me Artanin, Miri ka ndarë detaje nga një bisedë private që ka pasur me bashkëshorten e tij, përpara se të pranonte të bëhej pjesë e formatit. Këngëtari tregoi se bashkëshortja e tij është gjermane dhe se para hyrjes në shtëpi ka qenë i hapur me të për gjithçka që mund të ndodhte brenda lojës.

Pjesë nga biseda:

Miri: Unë e kam bashkëshorten gjermane.

Artan: S’ke nevojë, e di.

Miri: Nuk po ta them ty. I bëra disa pyetje para se të hyja. Madje te pyetja e dytë nuk shkova më tej, se nuk kisha nevojë. I thashë: “Unë do të hyj aty, por ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë.” Je dakord? Dhe e di çfarë më tha? “Më plasi.” Tani do të hyj, i thashë.

Deklarata e Mirit ka nxitur edhe më shumë diskutime mbi marrëdhënien e tij me bashkëshorten dhe dinamikat që po krijohen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.