Harry Styles është zyrtarisht rikthyer me muzikë të re! Këngëtari 31-vjeçar, i njohur fillimisht si pjesë e One Direction dhe më pas si një nga artistët më të suksesshëm solo, ka njoftuar albumin e tij të katërt në studio me titull “Kiss All The Time. Disco, Occasionally.”.
Albumi pritet të publikohet më 6 mars dhe do të përmbajë 12 këngë. Projekti është prodhuar ekzekutivisht nga Kid Harpoon, bashkëpunëtor i hershëm i Styles.
View this post on Instagram
Albumi është tashmë i disponueshëm për pre order në faqen zyrtare të artistit, në disa formate të veçanta, përfshirë vinyl dhe CD në edicion të limituar, si edhe merchandise ekskluzive dhe box set-e.
Lajmi vjen pas disa sinjaleve misterioze nga Styles, i cili së fundmi ka publikuar një video teaser me titullin “Forever, Forever.”. Gjithashtu, fansat spekulojnë se ai po përgatit publikimin e një kënge të re të titulluar “We Belong Together.”
Më shumë detaje rreth albumit dhe materialeve të reja muzikore priten në ditët në vijim.
