KreuCelebrity

Aktorja e famshme turke surprizon fansat duke iu futur muzikës?

Aktorja e famshme turke surprizon fansat duke iu futur muzikës?

Beren Saat, e njohur për rolin e saj si Bihter në serialin “Aşk-ı Memnu”, hap një kapitull të ri në karrierën e saj duke u futur për herë të parë në botën e muzikës.

Aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj videon promovuese të këngës së re “CapitaliZoo”, duke treguar fillimin e një udhëtimi të ri artistik. Kënga do të publikohet më 12 shkurt dhe pritet me padurim nga fansat.

“CapitaliZoo” është një këngë me tekst në gjuhën angleze. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Beren Saat u shpreh: “Jam shumë e emocionuar të ndaj CapitaliZoo me ju”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BErEn Saat (@berenn_saat)

Sipas informacioneve të publikuara, Beren Saat ka punuar për këtë projekt prej kohësh me bashkëshortin e saj, muzikantin Kenan Doğulu. Videoja promovuese ka tërhequr vëmendje, ku aktorja shfaqet duke zbritur nga një limuzinë dhe duke pozur për gazetarët në tapetin e kuq.

Kjo lëvizje shënon një fillim të ri për Beren Saat, nga aktrimi drejt muzikës, duke ngjallur kuriozitet të madh te publiku.