KreuCelebrity

“Më plasi ****”, Miri tregon paktin me bashkëshorten para se të hynte në "BBV5"!

Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e 'Big Brother Vip 5" është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si "babë e bijë", banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar, por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.

Ndonëse ditëve të fundit ata nuk po flenë më në të njëjtin krevat, marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar. Së fundmi Miri është shprehur me Artanin dhe i ka treguar bisedën e tij të fundit me gruan e tij, e cila sipas Mirit e di shqipen mjaft mirë dhe para se të hynte në "BBV%" i ka treguar se deri ku mund të shkonin gjërat, për të nuk kishte asnjë problem.

Miri: Unë e kam bashkëshorten gjermane.

Artan: S’ke nevojë se e di.

Miri: Nuk po ta them ty. Tani, unë kam bërë një pyetësor dhe te pyetja dy, nuk shkova në fund se nuk kisha nevojë, i thashë ‘unë do të hy atje, por ta kesh parasysh se ça mund të ndodhë atje’. Je dakord i thashë, e di ç’më tha ‘më plasi ****’. Tani do të hy thashë unë.

Me këtë deklaratë të tij, Miri ka mbyllur shumë tashetheme për marrëdhënien e tij me gruan dhe faktin se si ndihet ajo jashtë për veprimet e Mirit dhe marrëdhënien e tij me Selin.