KreuCelebrity

U përfol se do largohej nga seriali, aktori qetëson fansat e "Eshrefit"!

U përfol se do largohej nga seriali, aktori qetëson fansat e

Aktori Necip Memili, i njohur për rolin e Gürdal në serialin “Dashuria e Eshrefit” një nga serialet e momentit turk i cili  transmetohet dhe në Shqipëri në Tv Klan, nxiti dyshime tek fansat pas lajmit se nuk po ndiqte më faqen zyrtare të serialit në rrjetet sociale. Ky veprim shpesh interpretohet si një sinjal për largim nga produksioni.

Megjithatë, Memili ka qetësuar menjëherë fansat me një postim humoristik në Instagram: “Pse do të ikja nga seriali? A është e mundur? Kam vështirësitë e mia teknike ndonjëherë, jam Binjakët kështu që më lini 5 minuta rehat dhe shihni ç’do të ndodhë”, shkroi ai.

Memili i cili për dy sezone interpretuar një nga personazhet më të dashur për publikun e ka sqaruar situatën duke mohuar çdo mundësi largimi dhe duke shfaqur stilin e tij të veçantë të komunikimit me ndjekësit i ngjashëm edhe me personazhin të cilin ai luan. Pra fansat mund të qetësohen, Gürdal nuk largohet nga ekranet!