Eduard Kuçi ka reaguar publikisht pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke ndarë mendimet e tij për eksperiencën në shtëpi dhe për raportet që krijoi me disa prej banorëve, mes tyre edhe Dolce.
Në një intervistë të dhënë pas daljes, Edi ka komentuar afrimitetin që Dolce ka pasur me Lim Hotin, duke theksuar se mënyra se si ajo është shfaqur brenda shtëpisë, sipas tij, nuk ka qenë në favor të imazhit të saj publik. Ai u shpreh se kjo lëvizje është perceptuar negativisht nga jashtë dhe se ka ndikuar në mënyrën se si publiku e sheh.
“Në sytë e mi nuk është mirë, sepse del keq në publik. Një herë me njërin, një herë me tjetrin. Në kuadër të lojës duket mendjelehtë. Është femër e bukur, edhe live e ka bukurinë. Në shtëpi është vajza më e bukur dhe ka personalitet,” u shpreh Kuçi.
Ai shtoi se, sipas bindjes së tij, edhe brenda një reality show, një femër duhet të ruajë kufijtë personalë dhe respektin për veten. “Edhe në lojë, femra duhet ta mbajë veten, duhet të ketë respekt për veten. Janë disa gjeste që nuk bëhen,” tha ai.
Gjithashtu, Eduard Kuçi zbuloi se Dolcen e njihte edhe para hyrjes në “Big Brother VIP Kosova”, duke sqaruar se afrimiteti dhe emocionet e shfaqura gjatë qëndrimit në shtëpi kanë qenë pjesë e lojës dhe jo ndjenja reale.
“E kam njohur Dolcen edhe para Big Brother. Ajo që ka ndodhur brenda, edhe lotët, kanë qenë lojë. Nuk kam pasur ndjenja për të,” përfundoi ai.

