KreuCelebrity

Alba befason banorët e BBVK: "Gjoksin ma ka bërë dhuratë Limi"!

Alba befason banorët e BBVK: "Gjoksin ma ka bërë

Alba Pollozhani pohoi se ka kryer ndërhyrje estetike. Gjatë një bisede me Labin, i cili e pyeti rreth ndërhyrjeve në trupin e saj, banorja e Big Brother VIP Kosova tregoi se ka bërë dy. Ajo zbuloi gjithashtu se ndërhyrja në gjoks ka qenë një dhuratë nga Limi. Sipas Albës, kjo ndërhyrje ka kushtuar rreth 5000 euro.

Pjesë nga biseda:

Labi: Alba, më fal, a ke ndërhyrje estetike?

Alba: Po, kam dy- hundën dhe gjoksin.

Labi: Kush ta ka paguar gjoksin?

Alba: Limi ma ka bërë dhuratë. Kisha qejf ta bëja, doja të shkoja me reklamë, por më tha të prisja se do ma bënte ai dhuratë. Ka kushtuar 5000 euro.

Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më parë në një marrëdhënie, e cila tashmë ka përfunduar.