KreuCelebrity

Nuk ka si instikti i nënës! Si A$AP Rocky gjeti dashurinë me Rihanna falë këshillës së mamasë!

Nuk ka si instikti i nënës! Si A$AP Rocky gjeti dashurinë me

A$AP Rocky ka zbuluar në një intervistë për New York Times Popcast se nëna e tij ishte ajo që e inkurajoi të ishte me Rihanna.

“Një grua mund të ndryshojë gjithë jetën tënde, veçanërisht nëse është një shoqe e veçantë,” tha reperi, 37 vjeç. Ai shtoi se nëna e tij i thoshte vazhdimisht që ai duhej të ishte me Rihanna, edhe pse ai nuk e kuptonte fillimisht.

“Mami më thoshte gjëra si, ‘e di që të pëlqen kjo vajza me të cilën po del tani’, nuk do të përmend emra, ‘por dua të të shoh me RiRi”, tha ai në intervistë. “I thosha ma, po pse ma thua? Ajo vajzë nuk më sheh fare ashtu”, u shpreh ai.

“Nënat i dinë gjërat”, shtoi reperi: “Jam mirënjohës që Rihanna erdhi në jetën time në atë kohë sepse në ndonjë moment më herët mendoj se nuk isha gati për diçka të tillë. Mendoj se as ajo nuk ishte.”

A$AP Rocky dhe Rihanna, të dy 37 vjeç, ishin miq për gati një dekadë para se të nisnin një lidhje romantike, e cila u konfirmua në nëntor 2020. Ata tani kanë tre fëmijë: RZA Athelston, 5½, Riot Rose, 2, dhe Rocki Irish, 4 muaj.

“Ishim në të njëjtën anë. Lindur në të njëjtin vit. Babai im është nga vendlindja e saj… Kur kthehem, i takoj të dyja familjet. Ka shumë ngjashmëri, është shumë e lezetshme. Ne qeshim shumë”, tregon reperi.

Reperi gjithashtu theksoi ngjashmëritë e shumta mes tyre, duke përfshirë vitin e lindjes dhe lidhjet familjare, dhe tha: “Nënat e dinë më mirë. Jam mirënjohës që Rihanna hyri në jetën time në kohën e duhur.”

A$AP Rocky do të publikojë albumin e tij të katërt, Don’t Be Dumb, më 16 janar.